leoni

Qeveria e Kosovës i ndan 1.1 milion euro për tejkalimin e krizës së krijuar në ndërmarrjen Trepça

Qela: Punëtorët e Kombinatit “Trepça”mund të mbesin pa paga për shkak të gjendjes së rëndë në këtë ndërmarrje

Ish-drejtori i përgjithshëm në Trepçë, Halil Qela, i cili aktualisht është drejtor i flotacionit në këtë ndërmarrje ka tërhequr vërejtjen se gjendja në këtë ndërmarrje është terjet e rëndë dhe punëtorët e saj mund të mbesin pa paga. Ai ka përkujtuar më tutje se kjo ndërmarrje e cila dikur ka qenë gjigand, tani nuk po arrin t’i sigurojë as pagat për 1 mijë e 300 punëtorëve. Ai ka treguar se në vitet e para luftës, prodhimi në këtë kombinat ka qenë mbi 700 mijë tonë. Në kohën kur e ka drejtuar kombinatin, në vitin 2012-2014, prodhimi ka qenë 240 mijë tonë në minierën e  Stantërgut dhe Kishnicës, ndërsa sot është shumë më pak, rreth 40 përqind. Gjendja aktuale fatkeqësisht nuk është e mirë dhe sipas tij, nëse nuk bëhet një zgjidhje e shpejt dhe e drejtë prej Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, përkatësisht e Qeverisë, do të ketë rrezik në këtë muaj për sigurimin e pagave për punëtorë, e mos të flitet siç tha ai për ekzistencën e Trepçës, ka paralajmëruar drejtor i flotacionit në këtë ndërmarrje, Halil Qela.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …