Mehmet Bislimi: Propozimet qesharake të ish kryeministrave të Kosovës

 


Ka një kohë të caktuar kur figurat politike në Kosovë, duke dashur të sjellin risi në filozofinë e tyre politike, po bëjnë masakër politik në shumë segmente të caktuara të jetës së qytetarëve tanë. Në fakt kjo filozofi shterpë nuk është se po sjellë diçka të re dhe joshëse për elektoratin në Kosovë, përkundrazi, kjo “filozofi” për ditë e më shumë po sqaron se akterët e caktuar që pretendojnë t’ju prijnë proceseve politike në Kosovë, mbase pa njohurinë e tyre, por që, herë pas herë, duke dashur që të kalojnë caqet e sjelljes së një komiku po dalin qesharakë!
Njerëzit që kanë njohur dhe provuar në lëkurën e saj skena politike e Kosovës, jo pak herë, që nga kohët e monizmit e deri të koha e pasluftës së UÇK-së, sikur nuk kanë treguar aftësi bindëse politike për të qenë emra të paharruar për shqiptarët, fatkeqësisht, disa nga këta emra Kosova duhet t’i harrojë sa më shpejtë! Qytetari i thjeshtë, vështirë se e kupton faktin dhe burimin e gjithë atij “guximi intelektual”, kur figura të konsumuara pretendojnë që edhe më të rrahin gjoks në sofrën e politikës së Kosovës. Nuk e kuptoi, prej nga guximi dhe bindja në atë që me deklarata e tyre të hapura të ish Kryeministrave: Haredinaj, Çeku e disa ministrave të tjerë të cilët jo që kanë qenë vetëm të dështuar, por edhe më shumë se kaq?… Megjithatë ata prapë dalin me deklarata se Qeveria aktuale, nuk ka vizion, nuk ka program , nuk ka strategji për të shtrirë misionin e saj në veri të vendit, nuk ka realizuar asgjë, nuk ka ide për të bërë shtetin e Kosovës etj. Qytetari kureshtarë shtron me të drejt pyetjen: Luteni që të tregoni ju njërin nga shembujt që keni bërë, në mënyrë që Qeveria aktuale të pasoi hapat tuaj!?…
Është e vërtetë, dhe as njëri nga ne nuk jemi plotësisht të kënaqur me gjendjen ku jemi sot, por është edhe një e vërtetë tjetër e pa kontestueshme se: Qeveria aktuale, në kushtet dhe rrethanat e veprimit, në kohë e hapësirë, sot po bënë atë që nuk e kanë bërë as edhe njëra nga Qeveritë e kaluara në Kosovë! Ky është një fakt, pavarësisht që dikush nuk dëshiron ta pranojë, por realiteti është ky. Kjo nuk nënkupton apriori se çdo gjë është e përkryer, jo, kjo Qeveri ka edhe shumë për të bërë dhe çështja shqiptare në përgjithësi do të mbetët, prapë e parealizuar, se kush do ta ketë atë fat, kjo mbetët për t’u parë, por një gjë është e sigurt, ai fat do t’ju takoi njerëzve që do të punojnë e sakrifikojnë për këtë vend.
Prononcimet e ish Kryeministrit Haradinaj, si “ide” që ia parashtron Qeverisë aktuale, që nga buxheti i konsoliduar i Kosovës të ndaj nga 2.000 Euro për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë në mënyrë që t’i integrojë ata, sikur zgjon kureshtjen e shpotisë te qytetari ynë, ani pse ai nuk duket si hokatar, kjo del e tillë për tri arsye:
E para; zoti Haradinaj duhet ta dijë se ka përendur ajo kohë kur shqiptarët për t’u treguar internacionalist dhe të devotshëm ndaj bashkim- vëllazërimit, jepnin edhe troje falas për kthimin e të të gjithë atyre serbëve që dëshirojnë të jetojnë në Kosovë, madje edhe vet zoti Haradinaj ka dhënë kontribut të çmuar e të pamohueshëm, pikërisht për të përendur ato kohëra, prandaj del jo bindës dhe digjet ky prononcim i tij- si para të huajve, ashtu edhe para vendorëve!
E dyta; Nuk e di a e ka prekur nga matematika zoti Haradinaj?, nëse në Kosovë janë ta zëmë 100 mijë serb, shumëzuar për 2000 euro për kokë të tyre, shuma e mjeteve që do të tërhiqeshin nga buxheti i konsoliduar i Kosovës do të kapte shifrën prej 200 milionë euro!… Që do të thotë e barabartë me ndërtimin e mbi 10-jetë mijë shtëpive për të pastrehët, dhe për familjet e dëshmorëve në veçanti, ose e barabartë me asfaltimin e mbi 1.000 km rrugë të Kosovës etj, etj.
Dhe e treta; zoti Haradinaj dhe të tjerët duhet ta kuptojnë se buxheti i Kosovës nuk është malli i baballarëve të tyre që të shpërndajnë para me grusht, kujt do dhe kur do! Ato janë para të popullit para së gjithash që mblidhen nga taksat e tyre dhe me djersën e popullit nuk i lejohet që të luaj askush.
Mendoj se filozofia politike e mirëfilltë, nuk e ka burimin e suksesit politik në qasjen e njëanshëm të realizimit të gjërave që na i shtron koha, në këtë rrafsh ka dështuar më së shumti dhe atë shumë keq politika serbe e cila dekada me radhë ka bërë diskriminim negativ për ballë komuniteteve tjera në Kosovë, duke e avancuar vetëm komunitetin serb, një diskriminim i tillë, nga një këndvështrim tjetër me një qasje krejt tjetër dhe në një kohë e rrethanë krejt tjetër, por që prapë komunitetin serb e diskriminon në kuptimin pozitive, kjo qasje, sikur shtron shumë dilema për komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë: A nuk e meritojnë ata përkrahjen më shumë se komuniteti serb, apo të paktën të barabartë, a nuk e kanë treguar ato këtë meritë me dhjetëra herë se Kosovën e duan dhe e pranojnë për shtet të tyre?! Duke (mos) dashur që ndonjëri nga ish qeveritarët tjerë të dal edhe me ndonjë ide më qesharake se kjo, do të parapëlqeja që ndodkush të dilte me idenë që pjesëtarëve të pakicës serbe t’i shpërndante nga 5.000 euro atij boshnjakëve t’i shpërndante qofte e suxhuk, turqve bakllava e kadaif, romëve qengja e pata, ashkanlive gjela deti e pula, egjiptianëve hurma e bajame, ndërkaq për shumicën shqiptare sigurisht se do të mbetët nga një tramak misri.
Kjo do të ishte ide e shkëlqyer për t’i treguar botës demokratike së të gjithë ata që ishin deri dje në majat e pushtetit, e nuk kishin as më të voglën ide, sot ata janë përplot ide të reja dhe janë të gatshëm për fronin mbretëror!…
Kjo është maskarada e pluralizmit politik në Kosovën tonë demokratike dhe këta janë ata, të cilët duke dashur që të paraqitën komikë, dalin qesharakë!…

Kontrolloni gjithashtu

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve …