MINISTRI BYTYQI: TË PËRKRAHIM QENDRAT MËSIMORE, TË CILAT OFROJNË ARSIM DHE EDUKIM SHTESË PËR FËMIJËT E KOMUNITETEVE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi mori pjesë në hapjen e punëtorisë për rishikimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ (UA), që ka të bëjë me themelimin dhe funksionalizimin e qendrave mësimore. Në këtë punëtori të organizuar nga MAShT në bashkëpunim me GIZ-in, ministri Bytyqi është shprehur se është jashtëzakonisht me rëndësi angazhimi për ta rishikuar dhe plotësuar këtë dokument ligjor, i cili rregullon funksionalizimin e qendrave mësimore, ndërsa tha se kjo është vazhdimësi e punës së MAShT për plotësimin e infrastrukturës ligjore aty ku është e nevojshme. Duke folur për rëndësinë e qendrave mësimore, ministri Bytyqi tha se e çmon punën dhe angazhimin e këtyre qendrave, të cilat ofrojnë arsim dhe edukim shtesë për fëmijët e komuniteteve, veçanërisht për fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së atdhetarit të madh të çështjes kombëtare, Mic Sokol Muçaj

Në Deçan në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit të palodhur, patriotit të devotshëm …