Britania e Madhe ofron mbështetje të plotë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë - Serbi

Britania e Madhe ofron mbështetje të plotë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Conell. Limaj bën me dije se me ambasadorin kanë biseduar për gjendjen aktuale politke që po mbretëron në vend. Tutje, zëvendëskryeministri ka thënë se Mbretëria e Bashkuar ofron mbështetje të plotë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. “Në vazhdën e takimeve me ambasadorë, sot pata kënaqësinë ta prisja në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell. Me ambasadorin O’Connell biseduam për zhvillimet e tanishme në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi. E njoftova ambasadorin për angazhimet tona në kuadër të fillimit të fazës finale të dialogut me Serbinë. Pala kosovare në këtë dialog hyn me objektiva të qarta; arritjen e një marrëveshjeje detyruese për njohje reciproke mes dy vendeve. Ambasadori O’Connell ofroi mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Mirënjohje Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës dhe proceseve nëpër të cilat po kalon vendi!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …