Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Qenka bërë një “studim” serioz, me qëllime të liga, për familjen time

Sigurisht që mendova goxha shumë, t’i përgjigjëm a jo këtij “studimi” të porositur, mbase edhe të paguar mirë për t’i numëruar meshkujt e familjes sime edhe pse jo të gjithë.  Padyshim që ky është një lajm i paguar nga parat që kanë origjinë në krimin e organizuar që e sundon Kosovën, nga paraja e krimit më të cilat paguhen disa medie, të cilat edhe ashtu lehtas mund të lidhen edhe me strukturat e ish pushteteve që kanë ushtruar gjenocid mbi qytetarët tanë. Pra kemi të bëjmë me medie jo profesionale, jo oponente me qeverisjet e kriminalizuara që nuk njohin e respektojnë asnjë normë ligjore.

Cili është qëllimi i këtij “studimi” të detajuar për familjarët e mi?!

A ju vije keq këtyre bandave të institucionalizuara në jetën politike, institucionale e mediale, se nga është duke shkuar Kosova, si po qeveriset vendi dhe pasuria publike, si po grabitet paraja publike etj., por qenkan bërë pengesë familjaret e mi të punësuar për një rrogë si shumë të tjerët dhe në anën e kundërt nuk po i shohin monopolet e krijuara e të drejtuara nga njerëz të lidhur me 1001 fije me politikën e lartë të pushtetarëve dhe të njëjtin, si gjarpërinjtë kanë kapur të gjitha institucionet e shtetit, e në mënyrë të veçantë Sistemin e Drejtësisë, të Sigurisë, Ndërmarrjet publike, Sistemin e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë. Nuk ju vije keq, për akuzat e çdo lloji të ngritura për të gjithë krerët e shtetit dhe njerëzit e lidhur më ta e paskan gjetur kohë të merren me familjaret e mi, pse ata janë gjallë?!

Vërtet do të më vinte keq, sikur ndonjëri nga familjarët e mi do të kishte ndonjë akuzë për krim a korrupsion, siç ka në institucionet e shtetit. Po të ishte një lajm i tillë, do të më vinte më shumë se keq. Për lajmin në fjalë, nuk me vije keq, nuk me vije keq se jo të gjithë janë të punësuar në Ndërmarrje Publike a administratë shtetërore. Ka prej tyre që kanë pozita politike, për arsyeje të angazhimit të tyre shumëvjeçar në struktura të organizuara politike. Kam familjar që punojnë edhe në Evropë e Amerikë.

Me vije akoma më mirë, pse kjo strukturë e organizuar kriminale e banditeske, e shtrirë në shumë pore të shoqërisë sonë politike, publike e institucionale, nuk ka arritur në asnjë formë të kurdis ndonjë akuzë ndaj meje për dhjetë vitet e drejtimeve të institucioneve të rëndësishme të shtetit. Tri vite si Ministër i Shërbimeve Publike në Qeverinë e parë të udhëhequr nga Bajram Rexhepi, më shumë se gjashtë vite si Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Detyra që i kam ushtruar me përgjegjësi të lartë politike, intelektuale e profesionale. Se po të kishte diçka të tillë, politika e mediet e kriminalizuar do të kukurisin si pulat pasi e bëjnë vezën. Për diçka të tillë, as kanë pasur e as kanë ndonjë shans, prandaj e paskan gjetur ketë mundësi, t’i numërojnë familjarët e mi të punësuar. Por, nuk e pash asnjë informatë për ndjekjet e familjes sime, sidomos nga viti 1981, kur punësimi për familjarët e mi ishte “mollë e ndaluar”.

Pse e paskan bërë ketë, kriminelet e ulur këmbëkryq në institucionet më të larta të shtetit dhe banditet e tyre të vegjël në medie?

Janë disa arsyeje:

E para, pse unë po flas e shkruaj për të mbrojtur popullin tim, shtetin e krijuar më shumë sakrifica me të vetmin qëllim që qëndrimet e mija mos të kenë besueshmëri të qytetarët e Kosovës. Dhe për t’i dhënë zë mosbesimit për atë që them e shkruaj, ata kanë paguar çdo soj zagarësh dy këmborë për të më diskredituar para njerëzve. Dhe nuk është kjo që nuk e kam pritur. Nga banditet gjithçka është e pritshme, por friken nuk ua kam.

Dhe e dyta, për të heshtur, mos m’i kundërshtuar pazaret që po përgatiten nga krerët e institucioneve të shtetit (President, Kryetar i Kuvendit dhe Kabineti Qeveritar). E di dhe e di mirë se kjo kastë politike që ndodhet momentalisht në krye të institucioneve të shtetit, e dinë mirë se nuk heshti për derisa kam energji, dashuri e përkushtim për të punuar për shtetin e kombin tim. Ata e dinë, por, po i përkujtoj se unë nuk kam heshtur në kohën e Titos që disa akoma qajnë për te. Nuk kam heshtur as në kohen e krimineli Millosheviq dhe me përgjegjësinë që kam pas marrë në kohën e luftës, ka pasur shumë mundësi, që sot mos të flitnin për familjaret e mi të punësuar. Dhe atë e kam pas bërë me emër e mbiemër, e jo me pseudonime shtazësh, bishash e hardhucash. Nuk kam heshtur as në kohën e Administrimit Ndërkombëtar në Kosovë, nuk kam heshtur as si opozitar, nuk kam heshtur as sa isha në drejtimin e Kuvendit të Kosovës, nuk heshti as sot, se kjo është filozofja ime politike. I pëlqej a si pëlqej dikujt!

Se treti, ketë nuk po e shkruaj për t’ju përgjigjur medieve të korruptuara e të kriminalizuar, as langonjve të rrjeteve sociale, se ata atë zanat kanë. Po shkruaj për t’ju thënë atyre që e kanë shndërruar Kosovën në Pashallëk, ku pashallarët vrajnë e kthjellin, se do të jam kujdestar me orar të shtuar për t’i denoncuar për çdo dëm e krim që po ia bëjnë vendit tonë. Natyrisht që do t’ju them të gjithë atyre që kanë sy e vesh, se shteti ynë është duke u shndërruar në një monstrum që nuk i duhet askujt. Se këta njerëz, nuk dinë dhe nuk donë të bëjnë asnjë punë të mirë e të ndershme për kombin e shtetin. Këta njerëz që e kanë katandisur Kosovën tonë në ketë gjendje të mjerë, nuk mund t’ia kthejnë perspektivën qytetarëve tanë.

Këta njerëz, merren me çdo gjë të pistë, por kurrë, kurrë nuk do të krijon perspektivë për qytetarët dhe kurrë Kosova nuk do të bëhet shtet i së drejtës me kapabanda.

Këta njerëz janë pisa. Pse janë pisa? Janë pisa se nuk kanë guxim që ta hedhin gurin e ta qesin dorën e krimit. Unë po e hedh gurin dhe krejt trupin, pra jo vetëm dorën e kam ekspozuar para opinionit publik.

Unë, kurren e kurrës nuk do të pushoj se denoncuari çdo formë të krimit.

E di që s’ka nevojë që t’ju them, por po ua them: Qoftë  me pushtet a pa pushtet, nuk e di që jeni të gjallë dhe nuk ju konsideroj njerëz, por bisha të pangishme, të gatshëm për të shkatërruar çdo kundërshtar frikacak!

Besoj që e dini se juve komandanteve, kurrë nuk ju kam adhuruar.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …