MINISTRI BYTYQI PRITI NË TAKIM KRYETARIN E KËSHILLIT TË PRINDËRVE TË KOSOVËS

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim kryetarin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit në funksion të fuqizimit të rolit të prindërve në sistemin arsimor në Kosovë. Gjatë takimit u diskutua rreth nevojës për përfshirjen sa më të madhe të prindërve në menaxhimin e shkollës, e gjithashtu edhe në përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave. Po ashtu, është biseduar edhe rreth çështjes së organizimit të ekskursioneve të nxënësve, në mënyrë që ato të përmbushin rolin e tyre edukativ-arsimor. Ministri Bytyqi dhe kryetari Reshiti u dakorduan që të organizohet një tryezë e rrumbullakët, ku do të diskutohen më në hollësi temat e lartpërmendura.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan u mirëpritën motoristët e platformës “Liria ka Emër”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin …