Vuçiq

Perëndimi i ka dërguar një ofertë Vuçiqit për vazhdimin e dialiogut në Bruksel, pavarësisht rrethanave

Perëndimi ka dërguar një ofertë në drejtim të Beogradit për vazhdimin e dialiogut në Bruksel, edhe nëse Prishtina nuk e tërheq masën e importit prej 10 për qind. Kështu shkruan gazeta serbe “Novosti” duke iu referuar burimeve të saja, sipas të cilave presidenti serb, Aleksander Vuçiq  e ka refuzuar menjëherë këtë opsion. Sipas këtyre burimeve, Vuçiq e ka konsideruar këtë si një kërkesë absurde dhe se ka kërkuar tërheqjen e Prishtinës nga vendimi  për taksën e importit. Zyrtarë nga Beogradi kanë parlajmëruar edhe më parë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë shtesë ndaj produkteve serbe, mund të çojë në ndërprerjen e dialogut. Takimi i fundit i dy presidentëve, Hashim Thaçi  e Aleksander Vuçiq ishte ai i 8 nëntorit në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron mbërrin në Mal të Zi para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, mesazh i fortë për integrimin evropian

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Mali i Zi në prag të Samitit …