Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, por merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë, në Halifaks

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, por merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë, në Halifaks

Ministri i Forcës dhe Sigurisë në Kosovë, Rrustem Berisha, po qëndron në Kanada për pjesëmarrjen në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifaks me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Kanadasë, Harjit Sajjan. Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Twitter, Sajjan, i cili ka theksuar se Kosova dhe Kanadaja kanë një miqësi të “fortë dhe në rritje”. “Më vjen mirë që biseduam me ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha. Kanadaja dhe Kosova kanë një miqësi të fortë dhe në rritje. Biseda jonë sot përfshiu NATO-n, dhe rolin e Kanadasë për të ndihmuar në rivendosjen e më shumë se 7000 refugjatëve të Kosovës”, shkruan Sajjan.

 

Takim i përbashkët i Ministrit dhe Komandantit të FSK-së me Ministrin e Mbrojtjes së Turqisë.

 

Ministri Berisha dhe Komandanti Rama në margjina të Forumit të Sigurisë në Kanada, janë takuar me Ministrin turk të Mbrojtes z.Hulusi Akar. Ata e informuan Ministrin turk për procesin e tranzicionit të FSK-së dhe kërkuan përkrahjen në këtë rrugëtim, të Turqisë. Të dy vlerësuan lartë mbështetjen e deritanishme të shtetit turk ndaj FSK-së, dhe kërkuan që të vazhdohet me këtë qasje. Ministri i Mbrojtjes Akar, siguroj Ministrin Berisha dhe Komandantin Rama se Turqia do të jetë në krahë të Kosovës sic ka qenë në vazhdimësi.

Në margjina të Forumit të Sigurisë në Halifax të Kanadasë,  ministri i FSK-së, Rrustem Berisha ka takuar homologun e tij Lituanez, Raimundas Karoblis, të cilin e ka informuar për procesin e tranzicionit të FSK-së dhe situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Ai e siguroj Ministrin e Lituanisë se FSK-ja do të ndërmarrë një tranzicion gradual dhe në harmoni me partnerët ndërkombëtar, ndërkaq do të zhvillohet akoma më shumë si një forcë profesionale, e cila reflekton diversitetin e popullit të Kosovës dhe do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve pa dallime. Ministri Berisha shprehu qëndrimin se FSK-ja dëshiron të jap kontributin e saj, jo vetëm për paqen dhe stabilitetin rajonal por dhe në misionet paqeruajtëse në të ardhmen. Ministri Mbrojtjes Karoblis siguroj se Lituania do të vazhdoj të përkrahë Kosovën, siç ka bërë deri tani, në kuadër të NATO-së si dhe në aspektin bilateral përmes ofrimit të trajnimeve për oficerët e FSK-së.

Në Halifax, në margjina të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë, Ministri i FSK  Rrustem Berisha dhe Komandanti Gjenerallejtënant Rrahman  Rama, kanë zhvilluar një takim të përbashkët me Zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-së znj. Rose Gottemoeller. Ata e informuan gjerësisht, Zëvendëssekretaren për tranzicionin e FSK-së si dhe e siguruan atë se FSK-ja do të vazhdoj të mbetet forcë e përkushtuar, gjithëpërfshirëse dhe profesionale, sipas standardeve të NATO-së. Ministri Berisha dhe Komandanti Rama e informuan numrin dy të NATO-së, për sfidat aktuale me të cilat po përballët Forca e Sigurisë, sidomos për qasjen destruktive të Serbisë, për të dekurajuar përmes shantazheve, pjesëtarët e kësaj force nga komuniteti serb. Të dy e siguruan znj. Gottemoeller se FSK-ja nuk do të zmbrapset nga kjo fushatë dekurajimi, përkundrazi do t’u qasen akoma më shumë komunitetit serb për ti siguruar se FSK-ja është dhe do të mbetet forcë e gjithë popullit të Kosovës dhe do të jetë në shërbim të tyre si dhe të paqes dhe stabilitetit në rajon. Nga ana e saj, znj. Gottemoeller, u interesua për marrëdhënien e FSK-së me KFOR-in dhe NATO-në, si dhe ri-afirmoj qëndrimin e NATO-së, karshi proceseve nëpër të cilat po kalon FSK-ja.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …