MINISTRI BYTYQI PRITI AMBASADORIN E MALIT TË ZI NË KOSOVË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit mes dy vendeve. Ministri Bytyqi ka shprehur gatishmërinë që të shtyjë përpara politikat, të cilat krijojnë lehtësira për bashkëpunim dhe mobilitet mes studentëve dhe mësimdhënësve të Kosovës dhe atyre të Malit të Zi. Ambasadori Dinosha e falënderoi ministrin Bytyqi për vendimin e tij që studentëve të Malit të Zi t’iu ndahen 3 % të kuotave për regjistrim në universitetet publike në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …