Aktivistë të Vetëvendosjes bënë homazhe dhe vendosën lule në Kompleksin Memorial, “Adem Jashari”, në Prekaz

Albin Kurti: 28 Nëntori është dita thelbësore e identitetit kombëtar dhe historisë së shqiptarëve

Lëvizjes Vetëvendosje bën homazhe në Prekaz me rastin e shënimit të 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nga të gjitha qytetet e Kosovës, por jo vetëm, bënë homazhe dhe vendosën lule të freskëta te varrezat e Jasharajve me rastin e shënimit të 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Kjo u bë në nder të familjes Jashari dhe të të gjithë dëshmorëve të rënë për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve.  “28 Nëntori është dita thelbësore e identitetit kombëtar dhe historisë së shqiptarëve. Nga Skënderbeu në Krujë tek Ismail Qemali në Vlorë tek Adem Jashari në Prekaz, kujtojmë ngjarjet e lavdishme dhe njerëzit e mëdhenj me ndjenjën e përbashkët të krenarisë dhe përgjegjësisë tash kur amaneti i tyre na e ndriçon rrugën përpara. Të gjithë shqiptarëve, urime dhe gëzuar 28 nëntori i flamurit, i pavarësisë dhe i UÇK-së”, u shpreh Kurti, sipas kumtesës për media të kësaj partie.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …