Gjermania u bënë thirrje qeverive të Kosovës dhe të Serbisë që të shmangin përshkallëzimin e tensioneve midis tyre

Gjermania u bënë thirrje qeverive të Kosovës dhe të Serbisë që të shmangin përshkallëzimin e tensioneve

Qeveria e Gjermanisë u bëri thirrje qeverive të Kosovës dhe të Serbisë që të shmangin përshkallëzimin e tensioneve midis tyre dhe t’i rikthehen dialogut. Zëdhënësi Steffen Seibert kritikoi edhe fushatën e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në agjencinë ndërkombëtare të policisë, Interpol, edhe Kosovën për vendosjen e taksës 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia. “U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin përshkallëzimin”, tha Seibert në Berlin, duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë është parakusht për bisedimet e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, raporton DPA. Qeveria në Prishtinë ka fajësuar, siç ka thënë, “fushatën e egër” të Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol, gjatë një votimi që është mbajtur këtë muaj. Autoritetet kosovare, javën e kaluar, kanë rritur nga 10% në 100% taksën mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu-Kodra: Albin Kurti, si gjithmonë, kur përballet me sfida apo dështime, tenton të gjejë fajtorë të tjerë

Kundër kritikave të kryeministrit në detyrë ndaj partive opozitare dhe Gjykatës Kushtetuese ka reaguar edhe …