Mr. Lulzim A. Beqiri: Pse po reklamohen produktet serbe në Kosovë

Mr. Lulzim A. Beqiri: Pse po reklamohen produktet serbe në Kosovë

 “Edhe sikur ajri i pastër të vinte vetëm nga Serbia dhe jeta ime të ishte e varur prej tij, të isha shqiptare nuk do ta blija! Do të më dukej përbuzëse për viktimat”, kishte thënë Ish senatorja belge. Annie Marie Lizin.

I ulur përball televizorit, në ditën e 28 nëntorit, gjithandej kuq dhe zi, e që zemra mal me tu bë, e nën tingujt e muzikës popullore ku i këndohet flamurit e heroizmit të komandant Adem Jasharit, kur papritur në njërin nga televizionet e Republikës së Kosovës fillojë një reklamë …, qumështi më i mirë e me çmim tejet joshës, tha pas disa fjalëve të pavërteta…. e ky është qumështi “ Moja Kravica” i shtetit kriminal serb, unë si ekonomistë mund të kuptojë që reklama ka  për qëllim shtijën masive, krijojnë mundësinë për komunikim masiv me tregun e caktuar,  teksa audienca mund ta shikojnë me miliona në TV, gjithashtu edhe këtë e di që reklama përfaqëson çdo formë të sinjalit të paguar që ndërton një segment të caktuar konsumatorësh për të rritur direkt ose indirekt shitjet, mirëpo situata aktuale e krijuar nga vendosja e taksës kundër produkteve serbe, nuk do të duhej që të reklamohen me kaq elan produktet serbe.

Mendoj që nuk është etike reklamimi i produkteve të cilat mbajnë përshkrimin “ Kosova i Metohija” fjali e cila bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, produkte që origjinën e kanë nga një shtet kriminal i cili nuk ka kursyer asgjë për të zhbërë shtetësinë e Kosovës. Andaj mendoj se nuk ka kurrfarë kuptimi reklamimi i produkteve serbe.

Muaj më parë nën organizimin e Odës ekonomike u organizua një panair ku pjesë morën rreth 70 kompani serbe, Republika e Kosovës shumicën e produkteve që i konsumon i importon nga vende të ndryshme, ndërkaq pjesa dërmuese nga ato vijnë nga shteti i Serbisë, dhe shpeshherë kemi hasur në media të shkruara dhe elektronike për problemet me produkte të importit, sidomos nga Serbia që sipas shumë hulumtimeve, janë edhe kancerogjene dhe kompanitë serbe kanë edhe linja të veçanta prodhimi për Kosovë pa kurrfarë standardi.

Thjesht Serbia për çdo vit shet rreth 500 milionë euro mallra në tregun e Kosovës, përderisa eksportet e Kosovës drejt shtetit fqinj nuk janë më të larta se 20 milionë euro, gjithashtu edhe Presidenti i Serbisë disa ditë më parë u kishte bërë thirrje kompanive serbe që të marrin pjesë sa më shumë në panairin e Prishtinës, ose në “ tokën e shenjtë” sipas serbëve.

Republika e Serbisë me klasën politike që ka në pushtet ende vazhdon të konsideroj Kosovën pjesë të sajë, madje e ka edhe në Kushtetutën e vet, ka një diplomaci të tërë kundër Republikës së Kosovës, nuk ka fushë që nuk është duke e dëmtuar Kosovën, a ne ua pimë rakinë e ftoit edhe atë duke u zgërdhi, e edhe ua reklamojmë produktet.

Ditëve të fundit ka një trend të rritjes së mashtrimeve nga ana e marketeve të mëdha në Republikën e Kosovës. Shumë qytetar kanë mbushur rrjetet sociale me dëshmi faktike të mashtrimeve nga ana e marketeve dhe kompanive kosovare. Mirëpo, institucionet përgjegjëse janë duke heshtur.

Mashtrimet e bëra nga marketet e mëdha janë shkelje e të drejtave të klientëve dhe pabesi ndaj lojalitetit të tyre. Mos harroni: humbja e një klienti ka kosto jashtëzakonisht të rëndë, ju menaxherë të këtyre marketeve.

Një konsumator i kënaqur mbetet besnik më gjatë, blen më shumë, flet mirë për kompaninë dhe produktet e saja, i kushton më pak rëndësi konkurrencës dhe është më pak i ndjeshëm në çmim, ofron ide për produkte ose shërbime te kompania dhe kushton më pak për t’u shërbyer sesa konsumatori i ri, andaj mos reklamoni produkte serbe.

Dua të përmend vetëm një rast që Serbia cenon sovranitetin e Republikës së Kosovës, në Brezovicë ende vazhdon të menaxhohet nga strukturat e shtetit të Serbisë, që do të thotë se të gjitha të hyrat që i bën kjo ndërmarrje shoqërore nga vizitorët, në përjashtim të parkimit të veturave, derdhen në fonde të Serbisë. Kjo ndërmarrje nuk paguan asnjë taksë për shtetin e Kosovës, fakt ky që e dëmton buxhetin e vendit. Vetëm borxhi ndaj Administratës Tatimore të Kosovës deri më tani është 4.5 milionë euro. Ndërkaq, ligjet për menaxhimin e tatimeve janë të njëjta për të gjitha komunat, por që në Komunën e Shtërpcës shef po del të jetë Serbia dhe llogaridhënia i bëhet asaj.

Ka dyshime se Serbia prodhon me linja të veçanta për tregun e Kosovës, pra produktet serbe që vijnë në Kosovë kanë cilësi më të dobët, krahasuar me linjat tjera prodhuese që i prodhon për vende të tjera.

Testimet që janë bërë në laboratorë të sofistikuar kanë treguar se disa nga produktet serbe janë jashtë standardeve dhe mund të jenë  kancerogjene.

I tillë ka rezultuar edhe qumështi  nga Serbia, i cili ka prani të madhe në Kosovë. Pasi që analizat shkencore holandeze treguan se 70 përqind të mostrave të qumështit serb ishin kontaminuar me aflatoksin, qeveria e Beogradit njoftoi se qumështi i kontaminuar do të asgjësohet.

Aflatoksina, konsiderohet potencialisht kancerogjene, dhe kjo është arsyeja kryesore pse shtetet anëtare të BE-së dhe fqinjët e Serbisë insistojnë në nivele të ulëta të lejuara me vetëm 0,05 për kilogram. Kjo materie toksike hyri në zinxhirin e ushqimit me anë të ushqimit të koncentruar të kafshëve, thuhet nga hulumtimet e portalit te sheshi.

Por pavarësisht skandaleve të kohëpaskohshme të produkteve serbe, ato vazhdojnë të jenë shumë të kërkuara dhe të preferuara nga qytetarët e Kosovës, ani pse ka pasur dhe ka fushata të ndryshme që bëjnë thirrje për bojkotimin e këtyre produkteve, siç është ajo e iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje “Duaje Tendën”.

Andaj Duaje Tendën, ama duaje me zemër…

 

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …