Ismet Azizi: Gjenocidi ndaj pakicës gjermane në Jugosllavinë komuniste!

Është e pakontestueshme se ndaj minoritetit gjerman në Jugosllavinë komuniste është kryer gjenocid. Në të vërtetë, qëllim ishte çrrënjosja e tyre nga Vojvodina, nëpërmjet vendimeve të AVNOJ-it dhe ato të mëvonshme që mori kreu komunist. Deklaratat publike, siç ka qenë ajo e Titos në Vrshac, se problemi i pakicës gjermane do të zgjidhet me zhdukjen e tyre nga këto treva, ose ajo e Boris Kidriqit, që elementi gjerman nga pjesët veriore të ish-Jugosllavisë duhet të zhduket, vërtetojnë aktin e gjenocidit.

 

 

Gjermanët danubjanë (siç quheshin gjermanët e Vojvodinës), janë pasardhës të gjermanëve dhe austriakëve jugperëndimor, të cilët ndërmjet viteve 1689 dhe 1787, janë vendosur në basenin e Panonisë nga mbretëria hasburgiane. Kjo ka ndodhur pas çlirimit të Hungarisë së atëhershme e cila qëndroi 160 vjet nën sundim të Perandorisë Osmane.

 Sot, në Vojvodinë, gjermanët janë një nga pakicat etnike. Ata e flasin gjuhën serbe ndërsa njohja e gjuhës gjermane iu shërben për arsye ekonomike dhe komerciale. Këta gjermanë i përkasin besimit katolik dhe protestant. Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Vojvodinë kanë jetuar 3 154 gjermanë.

 

 Por, më herët gjendja ka qenë ndryshe. Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1880 në Vojvodinë kanë jetuar 285 920 gjermanë dhe përbënin 24.4% të popullsisë. Këta ishin komuniteti i dytë për nga numri, pas serbëve. Mandej, në vitin 1890, është shënuar një rënie e lehtë e përqindjes (24.2%) edhe pse numri i tyre ishte rritur në 321 563 duke u radhitur si komunitetet i tretë, pas serbëve dhe hungarezëve. Në vitin 1900 në Vojvodinë kishte 336.430 (23.5%) gjermanë ndërsa në prag të Luftës së Dytë Botërore llogaritet të ketë pasur mbi 550 000.

 

 Sipas regjistrimit të parë të pasluftës (1948) në Vojvodinë jetonin vetëm 31.821 (1.9%) gjermanë, të cilët ishin të gjashtit për nga numri, të kryesuar nga serbët dhe hungarezët që përbënin shumicën.

 

 Është e pakontestueshme se ndaj minoritetit gjerman në Jugosllavinë komuniste është kryer gjenocid. Në të vërtetë, qëllim ishte çrrënjosja e tyre nga Vojvodina, nëpërmjet vendimeve të AVNOJ-it dhe ato të mëvonshme që mori kreu komunist. Deklaratat publike, siç ka qenë ajo e Titos në Vrshac, se problemi i pakicës gjermane do të zgjidhet me zhdukjen e tyre nga këto treva, ose ajo e Boris Kidriqit, që elementi gjerman nga pjesët veriore të ish-Jugosllavisë duhet të zhduket, vërtetojnë aktin e gjenocidit.

 

Ngjarjet që pasuan në fund të luftës në Jugosllavi ishin fshehur me sukses për më shumë se 60 vjet. Për këtë rast, edhe sot nuk ka asnjë gjykim te qartë  historik. Ende në tekstet e historisë  nuk përmendet numri i kampeve për gjermanët, krimet e kryera kundër pakicës  gjermane, si dhe  viktimat në anën e kësaj pakice.  Kjo mund të jetë arsyeja kryesore që   mungojnë dhe opinionet e juristëve në kualifikimin e këtij veprimi dhe   përcaktimi nëse   në ish-Jugosllavi është kryer gjenocid ndaj  minoritetit  gjerman.

 

Veprime kundër pjesëtarëve të pakicës kombëtare gjermane kanë përfunduar rreth vitit 1965. Në këtë proces gjenocidal kjo pakicë etnike, sipas regjistrimit të vitit 2002, është zvogëluar në numër prej rreth 541,000 në vetëm 3901. Kjo paraqet një rënie prej 140 herë. Të dhënat tregojnë se sot në ish-Jugosllavi ka ende vetëm 0.7% të kësaj pakice kombëtare.

 

Megjithatë komuniteti  gjerman beson se ky numër është diç më i lartë, por jo më shumë se 20 000 – 30 000 e anëtarë  e cila  paraqet vetëm 3.6% – 5.4%, në krahasim me numrin në prag të Luftës së Dytë Botërore. Ky ndryshim i 3901 anëtarë, me numrin e vlerësuar, nga anëtarët e tij të cilët ende kanë frikë të deklarohen,  nuk kanë guxim të identifikohen si gjerman, por  si pjesëtarë të etnive të tjera, apo si pjesëtar rajonal. Ata deklarohen  si të pavendosur ose nuk identifikohen fare.

Në muajt e fundit të luftës së Dytë Botërore pakica gjermane është dënuar në forma të ndryshme duke përfshirë edhe detyrimin për largim nga shtëpitë e tyre për në Gjermaninë e sotme.

 

Në sesionit të dytë i AVNOJ-it më 21 nëntor 1943, gjermanëve etnikë u është hequr statusi i pakicës kombëtare dhe të drejtat qytetare, shtetësia jugosllave dhe e drejta e pronës.

 

Teksti i deklaratës që AVNOJ ka nxjerrë për këtë rast, thotë:

“1. Të gjithë anëtarët e pakicës gjermane që jetojnë në Jugosllavi automatikisht do ta humbin shtetësinë e tyre Jugosllave dhe të gjitha të drejtat civile dhe kombëtare;

2. E gjithë prona e luajtshme dhe e paluajtshme e personave etnik gjerman  konsiderohet e konfiskuar dhe bëhet pronë e shtetit;

3. Gjermanëve jugosllavë u ndalohet të kërkojnë çfarëdo të drejte dhe ushtrimin  e  mbrojtjes ligjore apo personale nga gjykatat apo institucionet. “

Vendimi i AVNOJ -it , i 21 nëntorit 1944 konfirmon  shpalljen e Deklaratës kurse pjesëtarët e pakicës kombëtare gjermane mbeten pa pasurinë e tyre. Është bërë me dije se ky vendim nuk ka pas efekt ndaj gjermanëve që luftuan në radhët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare dhe aradheve partizane Jugosllave.

 

Vendimit përcakton se çfarë konsiderohet pasuri e palujtshme:

 

“Me këtë vendim konsiderohet pasuria e paluajtshme, prona dhe të drejtat e luajtshme, si dhe posedimi i tokës, shtëpive, mobileve, pyjeve, të drejtat minerare, kompanitë me të gjitha objektet dhe aksione, letrat me vlerë,  aksionet, kompanitë, shoqatat e çdo lloji, financimi, të gjitha llojet e mjeteve të pagesës, llogaritë e arkëtueshme që marrin pjesë në aktivitetet e ndërmarrjeve, të drejtat e autorit, të drejtat e pronësisë industriale, si dhe të gjitha të drejtave për sendet e përmendura më lart. “

 

Mënyra  se si është kryer dëbimi i gjermanëve nga Vojvodina, duke i dërguar në kampet e vdekjes, ekzekutimi masiv, dijegëja  e librave të tyre dhe shkatërrimi i çdo gjëje që ka të bëjë me kulturën, gjuhën dhe traditën gjermane në këtë rajon, është e qartë se këtu kemi të bëjmë me gjenocid.

 

 Për gjenocidin e kryer ndaj gjermanëve të Vojvodinës më së miri mund të mësojmë nga studimi i grupit të autorëve nga Austria dhe Gjermania të  cilët botuan librin “Gjenocidi kundër pakicës gjermane të viti 1944-1948″,1 i cili, në vitin 2004, përveç në gjuhën angleze, është përkthyer edhe në gjuhën serbe. Në këtë libër është dokumentuar në detaje shfarosja e gjermanëve në ish-Jugosllavi. Aty vërtetohet se nga 106 000 viktima civile nga viti 1941 deri 1948 që u regjistruan në territorin e Vojvodinës, rreth 25 000 ishin të kombësisë gjermane.

 

 

 

Universiteti Harvardit dhe disa universitete tjera gjermane e franceze, përfshirë ekspertin ndërkombëtar për gjenocid dhe krime të luftës Dr. Dieter Blumenvic, sjellin ekspertizën profesionale në të cilën, duke u mbështetur në jurisprudencën dhe në të drejtën ndërkombëtare, është qartësuar se ndaj gjermanëve në ish Jugosllavi është kryer gjenocid.

Për këtë shkak, pas Luftës së Dytë Botërore numri i popullsisë gjermane u zvogëlua në masë të madhe. Arsyet janë të shumta: vdiqën si ushtarë, ikja nga pushteti i ri (rreth 250 000), vdekjet në kampet e punës, ekzekutimet hakmarrëse qëndodhnin me rastin e çlirimit të vendit nga gjermania naziste. Por, dëbimet dhe emigrimi i tyre i mëvonshëm, për shkak marrëveshjes së fituesve të luftës në vitin 1945, kanë bërë që rreth 14 milionë gjermanë të dëbohen nga trevat e veta ku kanë  jetuar në shtetet e ndryshme të Evropës. Pos kësaj, shumë prej tyre e kanë ndërruar identitetin në kroatë dhe hungarezë. Në pronat e braktisur të gjermanëve  në Vojvodinë gjatë viteve 1945-1950, kur është bërë kolonizimi dhe janë vendosur ardhacakë nga të gjitha republikat sipas kuotave të caktuara dhe rajoneve pasive. Pjesa më e madhe e kolonizatorëve kanë qenë serbë dhe malazezë.

 

 

Numri i përgjithshëm i popullsisë dhe ajo e pakicës gjermane në Jugosllavinë e atëhershme :

 

Viti      Pop. e përgj në Jugosllavi         Gjermanë

 

1921   12 017 000                                   505 790

1931   13 943 000                                   499 969

1948   15 772 000                                     57 180

1981.   22 427 000                                      8 712

 

 

Nga të dhënat shihet se numri i përgjithshëm i popullsisë në Jugosllavinë e atëhershme rritet nga 12 milion në mbi 22 milion. Ndërsa numri i gjermanëve bie nga  mbi 500 000 sa kishte në vitin 1921, në 8 712 në vitin 1981, apo siç përmendëm më herët në më pak se 4000 sa kishte në vitin 2002.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …