Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës po paralajmëron masa shtesë reciprociteti ndaj Serbisë

Qeveria e Kosovës po paralajmëron masa shtesë reciprociteti ndaj Serbisë. Këto masa edhe pse ende nuk janë definuar se cilat do të jenë, do të pasonin vendimin e 21 nëntorit, për vendosjen e taksës 100 për qind për produktet e importuara me orgjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Ndonëse nuk janë ende definitive, sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, është e pritshme që Qeveria si masa reciprociteti ndaj Serbisë të vendos ndalimin e hyrjeve të automjeteve me targa të Serbisë, duke vendosur procedurën e njëjtë që Serbia aplikon për targat e Kosovës. Një masë tjetër kundër Serbisë paralajmërohet të jetë mosnjohja e dokumenteve të Serbisë, njësoj siç nuk i pranon Serbia dokumentet e Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me cilësinë e produkteve dhe dokumente të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …