Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Diaspora shqiptaro-amerikane shpresë për shqiptarët

“Diplomacy, Development and Defense: Diaspora” (Diplomacia, Zhvillimi dhe Mbrojtja: Diaspora), ka shënuar një ndryshim historik në pikëpamjet e Agjencisë së Emigrantëve Global.

Inciativa e SHBA për Diasporën Globale në fakt ishte angazhim për nismën e “IDEA”-International Diaspora Engagement Alliance (Aleancës për Angazhim të Diasporës Ndërkombëtare), që shënon një ndryshim historik në pikëpamjet e qeverisë amerikane për emigracionin global. Udhëheqësit e komuniteteve nga diaspora amerikane duhet angazhuar për të ndihmuar vendet e origjinës në kalimin e tyre në demokraci.

“Vow”… Platforma e John Alite

Në një korespondencë letrash që kisha me “Jean Valjan-in” shqiptaro-amerikan, John Alite, pa dashje kisha shfrytëzuar informacione jo plotësisht të verifikuara, dhe meqë bënin fjalë për integritetin personal të John Alite i tërhoqa, duke shprehur keqardhje se atë nuk e kisha konsultuar paraprakisht. Çasja elokuente dhe vokabulari akademik i z. Alites lidhur me temën e shtjelluar më bëri të them… “Vow”. Meqë shumëçka e shkruar qëndron (kam hjekur ca detaje, të cilat fuqizojnë argumentet e paraqitura, por nuk janë me interes për publikun)

Tekstin e shkruar dhe të përshtatur nga anglishtja (amerikane) në shqip e kam quajtur si platformë meqë shprehë opinionin e z. Alites për shqiptarët si komunitet i rëndësishëm në SHBA.

“Ne si shqiptarë kemi përgjegjësi para publikut veçanërisht në qoftë se ne ekspozohemi në forume publike për t’u treguar njerëzve tanë dhe njerëzve tjerë që jemi të fortë dhe të mbushur me krenari, dinjitet dhe shpresë për një Shqipëri më të mirë. Jo të hedhim poshtë njëri tjetrin ose të krahasohemi me atë që dikush tha në lidhje me një imazh të paqenë, por që tangon  në raport me publikun. Kjo që them është shumë më e madhe se sa unë, ka të bëj me Shqipërinë e bashkuar dhe shpresën !!!! Shpresë për vendin tonë dhe për të ardhmen e shqiptarëve. Atë që flas, ashtu edhe mendoj, nuk është  gënjeshtër as ekzagjerim. E dua vendin tonë dhe dua që shqiptarët të bashkohen pa marrë parasysh dallimet dhe të mos lëndojnë njëri-tjetrin, apo të shkojnë kundër njëri-tjetrit, kurrë. Ndiqni hebrenjtë se si ata punojnë së bashku, ndihmojnë njëri-tjetrin në çdo mënyrë, për atë ata kanë forcë dhe sukses.

 Ju lutem kuptoni ne kemi një detyrim dhe ne jemi ata që duhet të kemi kujdes si shprehemi në forume publike për t’i dhënë vendit tonë forcë uniteti dhe besim në të ardhmen e vendit. Unë shpresoj se tani me respekt reciprok do ta kuptojmë njëri tjetrin për të ardhmen e  Shqipërisë së bashkuar, ashtu që populli të këtë suksese financiare. Jam duke shpresuar dhe duke u lutur që vuajtjet e fëmijëve tanë të ndalen, dhe ata kanë një shansë të mirë për t’u arsimuar dhe të jetojnë mirë sikurse familjet amerikane, sepse ata meritojnë këtë gjithashtu”.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Adnan Azizi u kap në gënjeshtër – statistikat zyrtare e rrëzojnë propagandën e VLEN-it

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj deklaratës së deputetit të VLEN-it, Adnan Azizi, i cili …