Labinot Dervishaj

Labinot Dervishaj: Më 14 dhjetor 1998 ranë 41 por u ngritën 41 mijë të tjerë që atdheut i bënë shumë nder

Moti di të përsëritët por në rrethana të ndryshme. Sot bëhen 20 vite nga rënia e komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij si dhe plagosja e shumë të tjerëve. Në kufirin shqiptaro-shqiptar u skuq bora më gjakun e trimave që më supet e tyre rëndonin çantat e stërmbushura më armë e municione që ishin të destinuara për t’i dhënë zjarr luftës çlirimtare. Por as pritat e mirë organizuara të pabesisë sikur kjo në të cilën ranë heroikisht bijtë e bijat më të mirë të atdheut nuk ulën dot moralin e luftës të nisur nga komandanti legjendar Adem Jashari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Aty ranë 41 por u ngritën 41 mijë të tjerë që atdheut i bënë shumë nder më zëmra e guxim sikur Ademi, Hamza, Muja, Sandokani, Fehmi, Xheva e shumë shumë të tjerë që janë përjetësuar më vonë për t’u bërë gurthemel i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ndërsa sot pikërisht në 20 vjet nga kur komandant Mujë Krasniqi dhe bashkë luftëtarëve e tij iu falën tokës së Kosovës në një ditë të bardhë më dëborë për koincidencë sikur sot në atdheun tonë të lirë e të pavarur ndonëse si proces është paksa i vonuar por historik po bëhet transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës është ecuri më se e domosdoshme për të jetësuar amanetin e mijëra dëshmorëve të kombit. Lum si ne që e përjetuam historinë më të lavdishme të atdheut, luftën çlirimtare, lirinë e atdheut, pavarësinë e shtetit dhe sot krijimin e ushtrisë. Urime Kosovë Ushtria, Zoti të bekoftë ty!

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …