Nis dekorimi i qytetit të Rahovecit për festat e fund vitit

Ka nisur dekorimi i qytetit të Rahovecit për festat e fund vitit. Dekorimi ka nisur nga Podrumi i Vjetër për të vazhduar deri te Lab Oil. Ai do të bëhet edhe tek tre rreth rrotullimet në hyrje të qytetit. I pranishëm në nisjen e dekorimit ishte kryetari i komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtor dhe përfaqësues të OJQ-ve të cilët do të kontribuojnë në dekorimin e qytetit, bashkë me bankat dhe bizneset e qytetit të Rahovecit. Ftohen qytetarët që të bashkohen në dekorimin e qytetit, në mënyrë që qyteti të marrë pamjen të cilën e meriton për të festuar festat e fund vitit. Dekorimi i qytetit buxhetit të komunës së Rahovecit do t’i kushtoj rreth 2 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …