Jakup Krasniqi: A e di kryeministri ç’ është korrupsioni?

         Dje Kryeministri tha: “Le të tregojë opozita se ku ka korrupsion, këtë vit (të qeverisjes së tij) nuk ka asnjë skandal”?! Se vetëm aty ku ka skandale paska korrupsion a?! Ja, me çfarë sigurie flet Kryeministri që i ka 70 dosje në Prokurori dhe që e ka qeverisur tepër keq për dy mandate Kryeqytetin tonë, Prishtinën?! Njeriut që e dinë çka është korrupsioni, s’ka si mos të pyet: A e dinë Kryeministri që njëherit është edhe Akademik, se çka është korrupsioni?

Kryeministri ka harruar se edhe mashtrimi disa vjeçar, se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit, është korrupsion shumë i madh, bile edhe i rrezikshëm, është korrupsion moral. Korrupsioni moral është një bazament i fuqishëm për të gjitha llojet e tjera të korrupsionit, siç është ai politik e financiar. Lexuesi i vëmendshëm duhet ta dinë, se korrupsioni nuk është vetëm financiar apo ai i ryshfetit dhe i mitos. Nuk besoj që ka njeri në Kosovë që beson se korrupsioni financiar në Kosovë, na qenka zhdukur si “vesa para diellit”, me ardhjen e Isa Mustafës në krye të Qeverisë së Kosovës?!

Korrupsioni moral i filluar nga Isa Mustafa enda pa u bërë Kryeministër, është bërë në momentin kur ai e ka finalizuar koalicionin me “kapsin e institucioneve të shtetit” (për çka ai ka folur shumë herë), të gjithë po e shohim se ai e ka prodhuar, korrupsionin politik duke u bërë vazhdues dhe thellues i marrëveshjeve politike më Beogradin zyrtar. Qytetarët e Kosovës gjatë këtij mandati kanë parë se ky koalicion qeverisës ka humbur një pjesë të sovranitetit të shtetit (te gjyqësorit) dhe me marrëveshjet e Brukseli të 25 gushtit 2015 e ka bërë hisedarë në sovranitetin e shtetit, shtetin e Serbisë. Ky lloj i korrupsionit, që do të reflektoj shumë më shumë sesa korrupsioni financiar që mund tw kufizohet në një mandat qeverisës, del të jetë shumë herë më i rrezikshëm sesa cilado formë tjetër e korrupsionit. Forma e korrupsionit politik, len pasoja të pa riparueshme për breza. Kur Mbreti Zog, ia fali Shën Stefanin dhe Vermoshin Mbretërisë Jugosllave, ato mbeten të humbura edhe sot e kësaj dite.

Natyrisht që forma më e përhapur e korrupsionit në kohën tonë, është forma financiare e korrupsionit, që në Kosovë ka një shtrirje të gjerë në të gjitha pushtetet dhe përtej tyre. Pa dyshim që është e pa mundshme që mos të ketë korrupsion financiar të kushtëzuar në tenderomaninë tonë të konfirmuar edhe nga organizata ndërkombëtare profesionale, e mos të flasim për ryshfetmarrje e mitmarrje, të shtrira gjithandej në shoqërinë tonë. Ky dyshim rritet edhe më shumë edhe në përqindje, kur në krye të qeverisë vinë njerëz që janë të njohur për formën e korrupsionit moral e politik, të cilat pa dyshim që janë format më të rrezikshme të korrupsionit.

Të përfundojmë: edhe po të ishte e vërtetë, se ketë vit nuk ka korrupsion financiar, do të mjaftonte edhe më shumë sakaq, fakti se kjo qeveri dhe ky koalicion ka shkel çdo normë të traditës kombëtare (sidomos Kryeministri), duke shkelur fjalën e dhënë dhe kjo nuk është bërë pa një interes meskin (financiar). Kur, kësaj ia shtojmë edhe marrëveshjet tepër të këqija e të pa drejta të Brukselit, duke përfshirë “Zajednicën” dhe Demarkacionin, korruptim më të madh, më të pa drejtë e më të dëmshëm nuk i duhen Republikës së Kosovës. Kjo është një dëshmi tjetër, se shqiptarët tradicionalisht kanë probleme të mëdha me korrupsionin moral, politik, gjithsesi dhe financiar?! Zogu dy herë e par zbrazë arkën e shtetit dhe shqiptarët vazhdojnë ta quajnë “mbreti i shqiptarëve”?! Dhe çka është edhe më keq, ne shqiptarët jemi tepër lojal ndaj këtyre fenomeneve prapambetlënse, të cilat po na përsëritën shpesh! Jo me kot, thonë: “Kush nuk mëson, pëson”!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …