Ismet Azizi: Sheshi i Rozhajës më në fund emërtohet “Sheshi Mulla Jakup Ef. Kardoviq”

         Njëmbëdhjetë vjet më parë, në prag të mbajtjes së lojrave  të 41 të Sanxhakut në Rozhajë, është ndërtuar sheshi në qendër të qytetit. Propozimi i vetëm për emërtimin e sheshit ka rrjedhë nga  Bashkësia Demokratike Boshnjake, mbas përfundimit të simpoziumit shkencor “Mulla Jakup Kadroviq”. Të enjten, 24 dhjetor 2015, në seancën e Kuvendit të Komunës së Rozhajës, më në fund do të gjendet në rend dite dhe të mirret një vendim në lidhje me emrin e   shesh të qytetit . Në agjendën  e Kuvendit me iniciativën e Bashkësisë Demokratike Boshnjake (BDB në Mal të Zi), do të futet propozimi që Sheshi të emërohet  “Tregut Mula Jakup ef. Kardović ” (“ Sheshi I Mulla Jakup Kadroviqit”)

“Çdo komb i lirë ka të drejtë të ketë historinë e vet, veçantinë e veta dhe figuat e veta . Pra, kombi boshnjak ka të drejtë të çmoj  figurën dhe veprën e secilit  njeri që ishte shkak dhe arsye për ekzistencën, përparimit dhe afirmimit e tij. Ka shumë arsye historike pse njerëzit tanë mund të ecin drejtë dhe ballin hapur, dhe nuk ka dyshim se një në një sërë prej këtyre arsyeve sigurisht i ka biografia dhe jeta e të mëdhit tonë Mulla Jakup ef.Kardoviqi “-. Thuhet në arsyetimin e  iniciativavës të cilën e paraqiti BDB në Mal të Zi.

Mulla Jakup Kardoviq- Kombi rrjedh nga një familje e cila ka në sfond gjenezën shqiptare Kjo familje rrjedh nga fisi Kuq i cili ka qenë i vendosur në lindje të Podgoricës. Për shkak të rrethanave të krijuara në këto treva familja e Ali Kuqit shpërngulet nga këtu dhe vendoset në Rozhajë. Një nga katër djemt e tij ka qenë Kamberi, i cili e ka pas një djalë me emrin Kardo, (emer musliman, kurd, me prejardhje nga persishtja-iranianishtja e vjeter), dhe i cili është krijuar familja me mbiemër Kardoviq. Njëri nga djemt e Kardos është Mahmuti i cili ka pas dy djem Haxhi Sylën dhe Nuredinin. Haxhi Syla i ka pas dy djem Mujë-agën dhe Ahmet-agën, i cili ka qenë babai i Mulla Jakup Kombit.

Mulla Ahmet Aga, djali i dytë i Haxhi Sylëagës ishte hoxhë dhe muslihun ( merrej me pajtimin e gjaqeve). Fliste dhe shkruante përveq shqipes: arabisht, turqisht dhe boshnjakisht. Ka jetuar me të atin e tij Haxhi Sylë-agën në Rozhajë, pranë xhamisë së Kuqëve, dhe më vonë u zhvendos në Vuqë, ku iu lindën vajza Zuma, të cilën e martoi në Kosovë, Emira dhe djalin Jakupi. 

Mulla Ahmet-aga kishte një pasuri të madhe në fshatin Vuçë , ndërsa jetoi dhe punoi në Rozhajë si imam në xhaminë e Sulltan Muratit. Truallin mbi të cilin është ndërtuar xhamia e Kuqëvë ka qenë pronë e tij, të cilën ia dhuroi Vakafit për ndërtimin e kësaj xhamie e cila ekziston edhe sot. Supozohet se mulla Ahmet-aga ka vdekur në moshë të re sepse asnjëri nga nipat të tij nuk e mbajnë ndërmend.

Jakup Kardoviq (në mesin e shqipatrëve i njohur me nofkën Kombi) u lind në vitin 1869 në Rozhajë, vjen nga një familje e ulemave, babai i tij dhe gjyshi i tij ishin imamë dhe muslihun. Në bazë të njohurive, Jakupi duke iu faleminderuar babait të tij mulla Ahmet-agës është regjistruar dhe u diplomua në Medrese (Ruzhdi) të Shkup dhe është njëri nga tre medresantë e tërë trevës së Rozhajës që atëherë përfundoi medresenë, e që sipas disa njohurive thuhet se ka qenë në studime në shkolla të lartë në Turqi.

Si një nga burrat më të arsimuar në trevën e Rozhajës fliste dhe shkruante përveq shqipes, maqedonisht, turqisht, persisht, arabisht, gjermanisht, italisht dhe boshnjakisht. Mulla Jakup Effendiu pas mbarimit të medresës shërbeu si ushtar turk në Berane, deri me largimin e turqve nga Sanxhaku në fund të viti 1912.

Pasi Serbia dhe Mali i Zi okupojnë Sanxhakun dhe treva e Rozhajës bie nën qeverisjen malazeze. Pushteti i ri kishte “qëllimin e shënjtë” shfarrosjen e shqiptarëve dhe boshnjakëve nga Sanxhaku. Filloi shpërngulja masive për Turqi, popullsia e Sanxhakut, ajo shqiptare dhe boshnjake pothuajse u përgjysmua, ndërsa ajo pjesë e mbetur iu nënshtrua terrorit të paparë. Atëherë mulla Jakup -Effendiu u zhvendos në fshatin Baran afër Pejës, ku u vendos dhe punoi si imam dhe kryetar i nahisë për tetë vjet. Si kryetar i nahisë së Pejës , u bë anëtar i Lidhjes së Pejës -“Besa Besa”. Mulla Jakup Kombi dhëtoi shumë dhe ishte në rrjedha të proceseve të atëheshme. Mulla Jakup Kombin e njihnin e gjithë paria e kohës në Sanxhak dhe Kosovë. Mulla Jakup Kombi njihej me gjithë shqiptarët e shquar të Kosovës, duke përfshirë Isa Boletinin, Hasan Prishtinën, Bajram Currin dhe shumë të tjerë. Tek paria e Kosovës kishte lënë një përshtypje të mirë aq sa që populli i kishte kushtuar këngë të cilat dëgjoheshin në manifestimet e ndryshme.

Pas formimit të Mbretërisë së Jugosllavisë, mulla Jakup Effendiu në vitin 1920, kthehet në fshatin Vuqë në tokën e babait të tij dhe fillon punën si imam shtetëror në fshatin Bishevë, i cili në atë kohë kishte statusin e komunës.

Masakrat e Kosta Peqancit në Shahoviq, Pavin Pole dhe Rozhajë, siq u quajt “ Thërrja e Rozhajës”, nuk kishin të ndalur, mandej vazhduan vrasjet e pandërprera në fshatrat shqiptare të rrethit të Rozhajës. Krimet malazeze të kryera ndaj popullësisë së pafajshme e detyruan Mulla Jakup Kombin të dërgoj ankesë qeveritarëve, por pa kurfar suksesi. Por emgjithate tek qytetarët e Rozhajës shum shpejt arriti të krijoj një autoritet të madh kështu që ata pas fillimit të Luftës së Dytë Botrore masovikisht u futën në radhët e policisë të quajtur policisë “ Vullnetare” ( që ishte një lloj ushtrie civile) të cilën e formoi Mulla Jakupi, në gusht të vititi 1941.

Lufta e Dytë Botërore atë e gjeiti në Tutin, ku ai shërbeu si Kryetar komune në dy manndate , ku krijoi një miqësi të madhe në zonën trekufitare të rajonit të Sanxhakut. Kur Pazarii Ri dhe Sjenica ishin të kërcnuara me shfarosje nga çetnikëve serbë Mulla Jakup Effendiu organizoi menjëherë Rozhajasit dhe ata të Bishevës dhe gjithashtu e informoi mikun e tij në Kosovë Shaban Polluzhën duke kërkuar nga ai që menjëher t’u vijë në ndihmë Pazarit, sepse ishte i rrezikuar nga çetnikët. Këta dy njerëz, përveq Aqif Blytës, Xhemail Koniçanit, vëllezërve Dresheviq (Dreshaj) luajtën rol kyç në mbrojtjen e Pazarit të Ri nga çetnikët serbë.

Në Pazarin e Ri arritën 3.200 shqiptarë të armatosur nga e gjithë Kosova dhe rreth 2,000 sanxhaklinjë të armatosur nga Bisheva dhe Peshterri, nga fshatrat e djegura të rrethit të Dezhevës dhe të Pazarit

Pas sulmit të parë të çetnikëve ndaj Pazarit të Ri (4 nëntor 1941) thirrjës së Aqif Effendiut iu kishin përgjigjë Shaban Polluzha me 3200 dhe Mulla Jakup Kombit me rreth 2600 luftëtarë, dhe kryen një kundërofensivë në qytetin e Rashkës. Forcat e bashkuara shqiptare nga Kosova dhe forcat e Sanxhakut ishin në hyrje të qytetit të Rashkës. Megjithatë, rënia e qytetit u parandalua nga gjermanët pasi që ishin paralajmëruar se nuk duhet të hyjnë në qytet. Më vonë, çetnikët të cilët mbijetuan humbjen më të madhe në Pazarë kan thënë kështu: “Ne patëm me përfundu me Pazarlitë sikur mos të arrinte një hoxhë duke thirrur ezan , në kalë të bardhë me njërën nofull në tokë tjetrën në qiell”.

Mulla Jakup Effendiu si një hero ka qenë njeri më besnik i Aqif Blytës. Gjatë sulmit çetnik në Novi Pazar Aqif Blyta ia ka besuar 420 serbët lokalë (të moshuar, gra dhe fëmijët), të cilët i ka strehuar në lokalet e Gjykatës së Qarkut dhe në burgun në Novi Pazar, nga hakmarrja që mund të ndodhte ndaj tyre për krime të kryera nga ana e çetnikëve në këtë periudhë.

Përveç se u dallua në mbrojtjen e Pazarit, mulla Jakup Effendiu, kur qe nevojshme, dhe nxitoi për të ndihmuar edhe Sjenicës. Ishte 12 dhjetori 1941 kur partizanët kishin shkelur një marrëveshje me udhëheqësit Sjenicës u përpoqën për të marrë më mashtrim këtë qytet! Pastaj Hasan Zvizdic, president i Këshillit të Mbrojtjes bëri thirrje për ndihmë tre liderëve të Sanxhakut : Sulejman Hoxhë Paçarizin, Xhemail Koniçanin dhe mulla Jakup Kombin. Ata pastaj rrethuan me ushtarët e tyre dhe partizanëve u shkaktuan humbjen të rëndë.

Rreth Rozhajës pas përfundimit të luftës kishte disa grupe të shqiptarëve që ishin fshehur në male Haile, Kullë, Buxhov, e gjetkë. Për mulla Jakup Effendiun kishte informacione se ishte fshehur në shtëpinë e tij në Rozhajë. Është interesant të theksohet se sipas komunistëve përshkruhej kështu: “Qëllimi ishte të kapet i gjallë dhe të dorëzohet tek autoritetet përkatëse për gjykim. Përshkak se ishte natë e errët , dhe ai nuk ishte i lidhur, në nji moment provom të ikë. Luftëtarët kan reaguar shpejt dhe e vranë “.

Megjithatë, qytetarët e vjetër dhe familjarët tregojnë krejtësisht të kundërtën. Ata pohojnë se në fillim në vitin 1945 një grup i partizanëve në mesin e të cilëve ishin disa komunist të Rozhajës shkuan në drejtim të shtëpisë së Mulla Jakupit në mënyrë që ta arrestonin. Banorët e Rozhajës para se të vini komunistët e kishin lutur që të largohet nga Rozhaja sepse do tavrasin komunistët. Megjithatë, ai nuk e bëri dhe mbeti i fshehur , siq thuhej, në shtëpinë e tij (?).

Kur e kan xjerrë nga shtëpia pran tij ishin gruaja dhe dy vajzat e tij. Partizanët i kishin thënë se janë të detyruar ta burgosin dhe se duhet të gjykohet për gjoja se përgjegjës për vrasjen e vëllezërve Hamzagaj në Tutin, por atij i ishte e qartë se çfarë po ndodhte. Mulla Jakup Effendiu, e hoqi nga xhepi orën e tij nga ari ia dha gruas dhe u hallashtis me familjen e tij.

Partizanët ishin të habitur nga paraqitja e tij, dhe njëri prej tyre komentoi, “A është e mundur që ky njeri i vjetër bëri qudira të tilla?” Në rrugën nga shtëpia e tij drejt ndërtesës së qeverisë së re, në udhëkryq të urës kryesore të Ibrit, në bregun e majtë të lumit Ibër, njëri nga partizanët nga pushka automatike shtiu brutalisht mbrapa shpinë dhe e vrau. Partizanët e akuzuan për at se qka kishte ndodhur në mesin e vitit në 1944 kur vëllezërit Dreshaj në Tutin kishin ekzekutohet vëllezërit Hamzagaj të cilët ishin në radhët e komunistëve, sepse ai ishte president i komunës, thuhet se ka miratuar likuidimin e tyre.

Vrasja e Mullah Jakup Effendiu Kardoviq në vitin 1945 ishte vendimtar për të gjithë hoxhallarët e trevës së Rozhajës, ishte një sinjal për t’u tërhequr dhe të merren vetëm me punën e tyre. Pastaj vjen periudha kur shumica e Kardoviqëve u shpërngulën në Tutin, Novi Pazar, Shkup dhe Turqi.

Varrimi i rahmetli Mulla-Jakup-efendisë u kry nga një numër i madh i xhematit duke ia falë xhenazën pran xhamisë së Kuqëve ku kishin marrë pjesë njerz të shumtë nga Rozhaja me rrethinë, Bihori, Tutini dhe Peja. Varri i Mulla Jakup Kombit ndodhet në varrezat e Kuqëve në Rozhajë..

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …