RKL: “Stupcat” janë pjellë e stupcave të sojit të S. Broshës, I. Kllokoqit dhe markës së tyre …

Kurdisja e “bombës” nga “stupcat” është paramenduar mirë për të qenë në shërbim të hetimeve që po bëjnë në terren inspektorët e EULEX-it dhe të Gjykatës Ndërkombëtare kundër UÇK-së.

Është për t’u habitur sesi një pjesë e manipuluar, e paarsimuar apo e keq arsimuar e opinionit, jo vetëm nuk dënon fushatën e egër kundër UÇK-së, por merr në mbrojtje sharësit dhe denigruesit më bastardë të luftës sonë çlirimtare, merr në mbrojtje tarafin e bijve të ambasadorëve të Titos, të cilët vetëm dy muaj pas luftës, UÇK-në e shpallën jo vetëm terroriste, sikur e kishte shpallur dhe e trajton edhe sot Serbia e këlyshët e saj në Kosovë e më gjerë, por edhe fashiste.

Nuk kam dëgjuar as kam lexuar që ndonjë analist serb ta ketë quajtur UÇK-në organizatë fashiste. Mbase ndokush edhe ka dëgjuar, apo ka lexuar. Të gjithë në Kosovë e dinë se magnati jugo-medial, Veton Surroi, pas atij shkrimi, mori pozita të larta në të ashtuquajturën, politikë bërje të Kosovës, nën UNMIK-un. Ishte ndër më të preferuarit e ndërkombëtarëve, por edhe i pranuar si “kokë” nga po thuajse të gjithë krerët e luftës së UÇK-së, (për veç Bacë Adem Demaçit), të cilët kishin pranuar që në Konferencën e Rambujesë, Veton Surroi të barazohej me Hashim Thaçin e Ibrahim Rugovën.

Surroi, i cili gjatë tërë kohës së luftës kishte qëndruar në Prishtinë, në mbrojtje të fortë nga forcat e policisë së Milosheviqit, vetëm dy muaj pas luftës, i mprehu “brinat” dhe iu vërsul UÇK-së duke e etiketuar si fashiste, terroriste, hakmarrëse etj.

Vetëm një reagim publik pati atëbotë kundër shkrimit të Surroit dhe pasoi me shkarkimin nga posti të drejtorit të Kosovapressit, që kishte botuar reagimin, edhe pse atë e  kishte  shkruar një gazetar i Radios-Kosova e Lirë, e cila për dallim nga Kosovapressi nuk u mor në përkujdesje institucionale as nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës, as nga PDK-ja.

 Prej asaj kohe një shtresë mercenarësh, bijë dhe bija të ish regjimeve, u morën në mbrojtje edhe nga një segment servil dhe hipokrit i luftës së UÇK-së. Ata, te figura e Vetonit shihnin politikanin, që do të pajtonte shqiptarët e serbët, që do ta rikthente UJDI-n me qëllim të kthimit të bashkim vëllazërimit të kohës së tij të artë, të kohës së Titos e të Rankoviqit, meqë atyre u kishte shërbyer babai i tyre me besnikëri.

Ishte fat i madh për vendin që Surroin nuk e qasi asnjë nga ambasadorët e Amerikës, të cilët me të drejtë konsideronin se ai përfaqësonte klasën politike serbe e sllave, që kishte nxjerrë në sipërfaqe, monstrumin  Milosheviq. Ishte ambasadori Kristofer Dell i cili zbuloi publikisht  se deri ku kishte shkuar servilosja e Surroit për një post qeveritar nga Hashim Thaçi.

Por, Surroi me të vetët, pavarësisht refuzimit amerikan u mbështetën nga UNMIK-u, ku ndikimin më të madh e kishte Franca dhe Italia, dy shtetet mike të Serbisë, të cilat kishin pranuar nga zori ta bombardonin Serbinë e Milosheviqit, në kuadër të NATO-s.

Nën krahun e Surroit ishin rreshtuar mbetjet e regjimit serb në Kosovë, gazetarët e kohës së bashkim vëllazërimit, bijtë e bijat e inspektorëve të UDB-së, të ish-prokurorëve, ish gjykatësve dhe tërë klasës vasale 50-vjeçare të jugo-shqipfolësve.

“Stupacat” nuk janë krijuar rastësisht as financohen rastësisht, nga taksapaguesit e Kosovës. Nuk financohen për art dhe emancipim human apo kombëtar, por të radhë të parë për diskreditim, për përdhosje të vlerave kombëtare, për ta manipuluar një palët të shikuesve syleshë, madje edhe ndonjë komandant ‘kaleshan”, i cili pretendon se e kupton artin dhe arsyeton përbuzjen, fyerjen, denigrimin dhe përdhosjen e UÇK-së.

Humori e satira e këtij stafi të prostitutave “artistike” pretendon të krijojë art, me elemente të jashtme, me hingërizje, shtrembërim goje, mimikë e gjestikulime, me hapje sysh  e batuta vullgare, me fjalor rrugësh, me përpjekje për ta paraqitur atë që ata e konsiderojnë realitet të turmës, të vullgut e të nopranisë. 

“Stupcat nuk i financon buxheti i Kosovës për të prezantuar kërbaçin, kamxhikun, grushtin dhe krimin serb në Kosovë, as për të përqeshur bashkëpunëtorët e djeshëm, sepse bijve e bijave, nuk u ka hije të aktrojnë baballarët spiunë në shërbim të Kralit, Titos e Milosheviqit.  Ata, stupcat e tyre i drejtojnë kundër luftës çlirimtare, sepse liria që solli gjaku i derdhur i legjendarit Adem Jashari dhe i 2200 dëshmorëve, i 12.000 martirëve i më shumë se 1500 të zhdukurve, e dhjetëra mijëra nënave, nuseve, bijave e grave të dhunuara, për ta nuk është liri, sepse ata lirinë e tyre e kishin pasur kahmot, por ja që ishin çuar peshë malokët e Drenicës dhe kishin prishur rrjedhën normale të luftës për liri, meqë kishin ngehur krye pikërisht kur pritej që liria të vinte në pjatë nga Uashingtoni në Velaninë e velanisur në skllavërim dhe idiotësi.
“Stupcat” kanë edhe anën tjetër të medaljes. Me afishime të programeve të tilla ata  po e testojnë opinionin, po i testojnë veteranët  disa komandantë torollakë dhe përfaqësues të tyre syteshë, por jo hundëleshë, të cilët krekosen publikisht para gazetarëve e medieve  se nuk do të lejojnë të fyhet morali i tyre, por “shkyhen”  së qeshuri kur i shikojnë stupcat. Disa prej tyre në raste të tilla, që janë vazhdimisht të pranishme në Kosovë, madje kërcënojnë edhe me radikalizim të situatës, pa e kuptuar kurrë çka do të thotë radikalizmin pas shqiptimit të fjalës. 

Kreatorët e stupcave, kanë  gjetur shesh dhe bëjnë peshqesh. Ata tashmë e kanë kuptuar se “Stupcat e vërtetë UÇK-së” kanë mbetur në lapidarë përjetësie, se bashkëluftëtarët e tyre të vërtetë të idealit kanë mbetur rrugëve, se hipokritët dhe ata që gjatë tërë kohës së luftës kishin fjetur nëpër hotele në Tiranë dhe në kryeqytete të Evropës bashkëpunojnë me rodin dhe sojin e stupcave. Kjo është arsyeja pse na godasin me stupca bijtë e bijat e shkinave, (jo në kuptimin natyral të fjalës) sepse në luftën e UÇK-së ka pasur bijë biologjikë të serbeve që kanë luftuar dhe kanë qëndruar e kanë luftuar  trimërisht kundër kriminelëve të Milosheviqit.

“Stupcat” e pjellës millosheviqiane ia kanë arritur një qëllimi, kanë fituar një luftë kundër UÇK-së në sy të sojit të tyre, kanë fituar simpatinë e Daçiqit e Vuçiqit, Dodik Martinoviqit, edhe të ndonjë komandanti servil e mendje-butak, por nuk besoj se kanë fituar simpatinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit mbase edhe për analogjinë dhe përmbajtjen direkte të parodisë së “Stupcave” të markës “Made in OZN-UDB-SPS”.

“Stupcat” megjithatë  kanë goditur rrastë. Të shohim a ka mbetur kund ndonjë stupcak nga mesi i atyre dhjetëra mijëra veteranëve e veteranucëve, që përditë kërcënohen se kurrë nuk do të lejojnë të fyhet UÇK-ja dhe vlerat e luftës sonë çlirimtare e fitimtare.

Çibriti i lagur vlen për bërllog po jo për shkëndija, andaj stupcat na sillen vërdallë, si dikur e në një kohë kur mjaftonin dy policë të Sllobës për t’ i rrahur shqiptarët e tërë një fshati, apo për ta shpërndarë një manifestim me dhjetëra mijëra manifestues që kërkonin lirinë me dy gishta përpjetë.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …