leoni

Konkurs poetik për Dëshmorin BYLBYL HAZIR BREÇANI

“Botimet TROPOJA”, në nderim të emrit e veprës të Bylbyl Hazir Breçanit: “Dëshmor i Kosovës dhe i Shqipërisë”, “Qytetar Nderi” i Tropojës, do të organizojmë një:

KONKURS  POETIK, Me krijimtari poetike për jetën e veprimtarinë e tij në 20 vjetorin e rënies së tij në Kosovë.

Ky Konkurs poetik do të ketë tre çmime: Çmimi i Parë, Çmimi i dytë, Çmimi i tretë dhe për të gjithë krijuesit do të jepet Çertifikatë pjesmarrjeje në këtë veprimtari letrare, të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë dhe me dy apo ma shumë krijime poetike.

Me poezitë më të mira të këtij Konkursi Poetik do të botohet një vëllim poetik në qershor 2019.

Konkursi Poetik do të mbyllet të premten e 31 majit 2019.

Shpallja zyrtare e fituesve të këtij Konkursi Poetik për Dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani do të jetë në Akademinë Përkujtimore të 24 qershorit 2019 në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, ku do të recitohen dhe disa nga këto krijime poetike.

Pjesmarrësit në Konkursin Poetik për Dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani duhet të dërgojnë poezitë, poemat e kangët e tyre në adresat postare: Botimet Tropoja – Kutia Postare 96. Tirana – Albania. E-mail: [email protected].

Secili pjesëmarrës në këtë Konkurs Poetik duhet të sjellin së bashku me poezitë dhe një CV të shkurtër të tij, e cila do të botohet (së bashku me poezinë, poemën, këngën tuaj) në librin poetik për Dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani i Tropojës, i Shqipërisë e i Kosovës.

 

BOTIMET TROPOJA

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Adem Demaçi dhe projekti i tij për TV-Diellin

Mujë Hyseni: TV DIELLIT

Për mua sot qe o një ditë e mbarë U binda unë sot qe kemi …