MINISTRI BYTYQI PRITI AMBASADOREN E FINLANDËS NË KOSOVË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën bisedoi për shumë procese që janë duke u zhvilluar në arsim dhe ato që po planifikohet të fillojnë në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim. Ministri Bytyqi, ndër të tjera ka përmendur Udhëzimin Administrativ që është duke u hartuar për zgjedhjen e drejtorëve, në mënyrë që të evitohet ndikimi politik në zgjedhjen e tyre, e po ashtu edhe një Udhëzim Administrativ që rregullon punësimin e mësimdhënësve, duke synuar që të punësohen më të mirët. Ambasadorja Stjernvall përgëzoi ministrin Bytyqi për këto procese, veçanërisht për çasjen ndaj zgjedhjes së drejtorëve të shkollave, me qëllim të depolitizimit, ndërsa shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në këto procese.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …