Abdullah Prapashtica: Republika e Kosovës duhet t’i kërkojë falje Republikës së Shqipërisë për gabimet e RTK-së

Në errësirën e natës së  20 janar 2013, policia e pasardhësit të Sllobodan Millosheviqit, Ivica Daqiq, hoqi përmendoren e Dëshmorëve të Kombit të   Zonës Ushtarake  të UÇK të Kosovës Lindore  në Preshevë. Reagimi i opinionit publike shqiptar ishte i menjëhershëm dhe energjik. Spontanisht, shumë përmendore serbe u rrafshuan me toke në Kosovën qendrore. Pat protesta e reagime nga më të ndryshmet nga të gjitha instancat dhe kudo ku ka shqiptar në dënimin e këtij akti barbar. Kësaj radhe me kohë reagoi edhe Tirana Zyrtare në rolin e shteti Ëmë. Por,  nga ana tjetër, përmes të emisarëve të RTK në Prishtinë, u veprua e kundërta. Nga ajo kohe kaluan gati 3 muaj, dhe sikur skandalet e reja serbe ia arritën të vejnë vellon e përhimët të harresës mbi këtë krim të dytë ndaj Dëshmorëve të Kombit të Zonës Ushtarake të UÇK të Kosovës Lindore !


 


Aferim Islam Lauka për prezantimin dinjitoz të Shqipërisë


 


Me vëmendje të përqendruar i kam përcjell nga Prishtina zhvillimet para dhe pas këtij akti kriminel të qeveris dhe të policisë serbe. Nuk ka dyshim se pas burgosjes se policëve të SHPK, (së krijuar me plot defekte nga ana e OSBE dhe UNMIK-u) në kufirin aktual Kosovë – Serbi, të ndodhur para do kohe dhe pas vrasjes së Enver Zymberit, rrënimi i përmendores së Dëshmorëve të Kombit të   Zonës Ushtarake  të UÇK të Kosovës Lindore,  në Preshevë, ishte një veprim strategjik i Beogradit, që nga njëra anë teston reagimin e shqiptarëve dhe te aleatëve tanë anglo-amerikan dhe nga ana tjetër të tërheq vëmendjen e opinionit nga temat  e dhimbshëm kryesore  së Republika e Kosovës ka marr rrugën e Tiranës dhe nga krimet e brendshme brenda vet Serbisë ndaj vet popullit serb nga policia e qeveria  serbe e cila po merret me pune mafioze duke reketua biznesmenët serb dhe duke ju shitur  qytetarëve serb naftë për ngrohje si  “euro- dizel” për vetura. Pas këtij eksperimenti  të Daqiqit ishin edhe EULEX Made in Serbia, me pa se deri ku e kanë kufirin  e durimit shqiptarët. Dhe ata e panë se shqiptarët munden ta përsërisin marsin e vitit 2004 në çdo kohë kur ata e shohin të arsyeshme. Kjo mundet me ju ndodhe edhe në ketë pranverë të vonuar.


 


Pikërisht për këto arsye e vonova botimin e këtij shkrimi nj´ashtu si po vonohet pranvera sivjet. Nuk ka dyshim se pjese e këtij skenari ishte edhe sinkronizimi  i propagandës serbe  në Serbi dhe  i agjenturës se saj që përbehet  nga klasa e Bazës, Butkës,  Baton Haxhiut, Nexhmedin Spahiut, me “druzhunë”  në Republikën e Kosovës e në Republikën e Shqipërisë, për nxitjen e përçarjeve mes shqiptarëve. Ishte një shembull  i tillë klasik i një veprimi UDB-esk si ishte  Intervista në RTK e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë  Islam Laukës në lidhje me deklaratat e kryeministrit që i drejtohej  pushtetit fashist  në Beograd me vërejtje që të mos provokojnë shqiptaret e Kosovës Lindore, se ndryshe do të kenë problem me gjithë shqiptaret në Ballkan. Gazetari i RTK e kishte ftuar Islam Laukën në emision për intervistë, por para se të ia drejton pyetjet Ambasadorit, ai emitoi 4 intervista të 4  udbashve në krye me Baton Haxhiun, që për qëllim kishin provokimin e ofendimin  e Ambasadorit dhe të Kryeministrit, për qëndrimin e tyre tejet e parimor ndaj ngjarjeve në Kosovën Lindore dhe ndaj çështjes se njohjes së dyshtetësisë për të grith shqiptaret kudo që janë.


 


Prita me kotë që Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës,  Enver Hoxhaj të reagojë si burrë shteti dhe ta shkarkojë stafin e RTK dhe të dërgojë gazetarin provokator në përgjegjësi penale për krimin që e kishte berë në drejtim të përçarjeve kombëtare dhe për dëmtimin diplomatik, por as nuk reagoi ministri, as Qeveria. Nëse kjo nuk ka prapavijë qëllimkeqe kriminale të vetëdijshme, kjo dëshmon, së paku, edhe për një papërgjegjësi edhe për një diletantizëm diplomatik të tyre. Me habiti edhe heshtja e opinionit gazetaresk dhe intelektual se si nuk reaguan në ketë diversion të RTK kundër marrëdhënieve  Kosovë – Shqipëri. Pavarësisht nga të gjitha veprimet tjera të Salih Berishës nga 1990 e këtej, që pas vete tërheqin përgjegjësinë politike të tij, qëndrimet e tij aktuale që u panë me rastin e shënimit te 100 vjetorit të pavarësisë,  ndaj çështjes së  Kosovës Lindore, ndaj dyshtetësisë dhe ndaj përpjekjeve  të Brukselit për klonimin e kombit shqiptar në 5 kombe gjeografike jashtë Shqipërisë, janë për te u mbështetur dhe për t´u përshëndetur.


 


Sidomos është për t´u përshëndetur qëndrimi patriotik i Ambasadorit Islam Lauka  dhe të disa diplomatëve tjerë  nga Shqipëria në Zvicër, Gjermani e gjetiu, që kudo që shkojnë ia zbardhin fytyrën Shqipërisë. Ata duhet të jen mësim  dhe shembull i mire për diplomatet  tjerë shqiptar nga Shqipëria, Maqedonia e Kosova, sepse në mesin e tyre ka edhe asi që janë turpi i diplomacisë. Ketë mësim  e kanë kuptuar me se miri diplomatet shqiptar nga Maqedonia e Kosova në Zvicër  dhe atë e demonstruan shkëlqyeshëm me  rastin e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë . Prandaj për mirënjohje së pari mund të them: AFERIM ISLAM LAUKA PËR PREZANTIMIN DINJIITOZ TË SHQIPËRISË kudo ku shkeli këmba e jote.  Zotërisë Ambasadorit Lauka  mund ti them se nuk duhet të e identifikon kombin shqiptar as në Kosove as në Shqipëri e gjetiu,  as me tipat  si Baton Haxhiu, Spahiu e Matoshi as me tipat si Baze, Butka e Lubonja , dhe ketë të ia përcjell edhe    Kryeministrit te Shqipërisë. Unë  si një birë i vegjëlisë së popullit e kam ruajtur të drejtën që të kritikoj e dënoj veprimin negativ të secilit kur e kanë keq dhe të përkrah e mbështes veprimet pozitive të secilit faktor  kur e kanë mirë. Duke, i thënë të bardhesë të bardhe dhe të zezës e zeze! Prandaj mos u befasoni nesër nëse ju kritikoi nëse bëni gabime. Dhe të jeni të sigurt se do të ju mbështes sa here qe e keni mirë kur veproni në të  mirën e Kombit dhe Atdheut. Kjo vlen edhe për secili  politikan tjetër.


 


Pas  vetes kam   gati 40 vjet përvojë  në rrugën e luftës së heshtur të lirisë dhe të bashkimit kombëtar, andaj merrni seriozisht këto që i them! Kursi i ri patriotik i Kryeministrit është rruga e vetme e daljes se kombit tona nga gjendja aktuale politike. Prandaj mos hiqni dore nga ky kurs shpëtimtar për as një çmim. Por, hiqni dore menjëherë që patriotizmin t´a  veni në funksion të fushatave zgjedhore!  Kam edhe një porosi. Kultura pluraliste  ndërfetarë duhet të tejkalon gjendjen e tanishme të armiqësimit mes partive politike, që  qe  më shumë se 20 vite po nxisin përçarje e vëllavrasje mes shqiptareve. Toleranca tradicionale ndërfetare mes shqiptarëve   duhet behet mësim  e kulturë për tolerance ndërpartiake. Kombi e ka vendin mbi tera fetë e tëra partitë politike, sepse Atdheu është mbi të gjitha. Vetëm kjo rrugë do të na qon në realizimin e programit Kombëtar të Lidhjes se Prizrenit të bashkimit kombëtar brenda një  shteti në 57 mijë KM katrorë!


 Të theksoj në përfundim të këtij shkrimi se lexuesit  e nderuar mund të e vërejnë se kur fola për Serbinë  nuk thash as kund  “Republika e Serbisë” por vetëm Serbia! Këtë e bëra  për dy arsye:


 


1) Sepse unë nuk e njoh shtetin e Serbisë me Kushtetutën që ka dhe pa e pranua sovranitetin e plote të Republikës së Kosovës  e pa e respektua të drejtën e popullit shqiptar në vetëvendosje  e pa i plotësua kushtet që Serbia duhet i plotësoi ndaj Republikës se Kosovës në lidhje me reparacionet e luftës. Ndryshe nuk ka kur far pajtimi as kur far  marrëveshje me Serbinë;          


2) Sepse vet Millosheviqi në Kongresin e XII të ish LKJ  ne 1982 pat deklarua se: “… ose Serbia do të bëhet  Republike si Republikat tjera (pa krahina antonime – v.i) ose Serbia nuk do të jetë  republikë…”! Serbia nga kufijtë prej Dojranit  deri në Trieste,  po kthehet në kufijtë e vet real  të Pashallëkut të Beogradit. Kosova shkoi, Sangjaku e Vojvodina janë e rrugë për të shkuar nga Serbja. Tani Serbia po mbetet i vetmi vend despotik. Despotizmi në Evrope nuk e ka vendin, andaj Serbia e ka vendin në Azi!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …