Zëvendësministri Fadil Arifi priti përfaqësues të afarizmit nga Zvicra dhe Greqia

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Fadil Arifi, bashkë me këshilltarin e ministrit të MTI-së, Mervan Rexhepi dhe udhëheqësen e Divizionit të Turizmit, Lumturije Geci si dhe zyrtarin për promovim të eksportit nga KIESA, Kreshnik Rugova,  priten në takim delegacionin nga Zvicra dhe Greqia. Delegacioni ishte i përcjellë edhe nga përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Shërbimeve Zvicër –Kosovë. Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit, konkretisht në fushën e ngritjes së promovimit të turizmit dhe marketingut. Zëvendësministri Arifi ua prezantoi mysafirëve të arriturat e MTI-së në fushën e turizmit dhe fushat tjera si dhe i njoftoi për planet në të ardhmen. Gjithashtu, Xenia Vasilliadis, përfaqësuese e kompanisë “TripElina” bëri një prezantim  të projekteve të zhvilluara si dhe projekteve të mundshme për Kosovën. Po ashtu edhe Lumturie Geci prezantoi potencialet turistike, vlertat dhe mundësitë në turizëm. Ajo i prezantoi edhe prioritetet dhe iniciativat e Departamentit të Turizmit për zhvillimin e turizmit. Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë nga Jean Skeparnias, anëtar i Dhomës së Tregtisë dhe  Yves Marchand, biznesmen i famshëm zviceran. Ai prezantoi rreth sistemeve të gjurmimit në nivel të kompanive dhe institucioneve në mbarë botën.  Në këtë rast, Kreshnik Rugova diskutoi për aktivitet e promovimit të eksportit nga KIESA si dhe për mundësit e investimeve në Kosovë. Zëvendësministri Fadil Arifi i shprehi gatishmërinë e MTI-së këtij delegacioni për të ofruar çfarëdo informate dhe bashkëpunime në lidhje me investimet e mundshme në Kosovë nga Zvicra dhe nga Greqia.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …