Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Shqiptarët kurrë nuk kanë cenuar interesa të miqve por as të armiqve

Mënyra sesi janë duke komunikuar disa njerëz të politikës shqiptare të nivelit të lartë në ditët tona, është bukur vështirë që të kuptohen se në të vërtetë se çka janë duke kërkuar ata në politikë dhe kujt janë duke ia bërë argatin? Ajo që lehtë është e lehtë për t u vërejtur, është fakti se ata nuk janë as të angazhuar e as të interesuar që t’i mbrojnë interesat e vendit të tyre për çka edhe janë të thirrur. Kjo është shumë e dukshme. Te kujt interesa politike janë duke mbrojtur nuk është lehtë që të dihen e të thuhen, por nëse kemi parasysh faktin se shumë njerëz të politikës sonë që sa vite janë kryekreje në mbrojtje të interesave individuale ekonomike e aspak të interesave politike dhe ekonomike të kombit e të shtetit që e përfaqësojnë. Nisur nga kjo nuk është vështirë për të konstatuar se edhe në rastet politike të ditëve të fundit e sidomos në atë që ka të bëjë me taksën 100% ndaj mallrave serbe, ata janë duke i mbrojtur interesat kryekreje personale e aspak shtetërore e kombëtare.

Ai apo ata që taksën ndaj Serbisë e Bosnjës, sidomos ndaj Serbisë e konsiderojnë si një veprim a teke personale të një lideri shtetëror e cilat “teke nuk guxojnë  të lëndojnë interesin tonë shtetëror dhe atë strategjik të SHBA-së”?! Diçka të tillë sikur të thoshin nostalgjikët e Beogradit, që nuk mungojnë në Kosovë, të cilët tani janë të heshtur, por që nxjerrin kokën kohë pas kohe, mbase edhe do të kuptoheshin disi! Por kur ketë e thotë njeriu i parë i vendit dhe zyrtarët e lartë të një partie politike që pretendojnë në të ardhmen të qeverisin me vendin, nuk është aspak lehtë të kuptohen?! Nuk kuptohen për faktin se shqiptarët që nga koha e konsolidimit si komb (1878-81) e këndej, askush e as historia si mësuese e jetës nuk na tregon e as mund të konfirmojë se ne, shqiptarët kemi pasur mundësi që t’i lëndojmë interesat e armiqve se jo më ato të miqve?! Vështirë është që t’i kuptojmë këta njerëz të cilët dinë t’ua drejtojnë gjithë mëritë e zotërave të Olimpit, vendit e kombit të tyre?! Vërtetë është vështirë për t’i kuptuar ata që as historia e as jeta e tyre nuk i ka bërë që të kuptojnë e të dinë se shqiptarët kanë një respekt të veçantë ndaj mikut, ndërsa armiqtë nuk kanë pasur mundësi t’i lëndojnë asnjëherë të vetme, por kanë ditur të lëndojnë shumë vendin e kombin e vet. E kanë lënduar aq sa kanë lënë më shumë se gjysmën e tokave e popullit jashtë shteteve të tyre e janë vrarë e prerë si është më se keqi mes vete. Duhet ta kujtojmë periudhën 1913-1925, kur shqiptarët humben toka e personalitete për teket e ndonjë pashai a mbreti. Por si po duket dikujt në mesin tonë ju është lënduar edhe ju është lënduar shumë kujtesa, madje edhe kujtesa e viteve të fundit, gjatë të cilave vite, kur Serbia mase tri herë nuk ka qenë në gjendje ta pranojë asnjë marrëveshje të vetme ndërkombëtare me Kosovën. Madje ajo vazhdon të deklarojë se: “Ne do të vazhdojmë këtë proces, nuk do të pajtohemi me situatën që dikush do të na detyrojë të njohim Kosovën shtet”. Kështu deklaruan dje zyrtarë të lartë të Serbisë. Kjo do të thotë që sa më shumë që të nënshtrohen të parët tanë si Thaçi e zyrtarë të LDK-së, aq më shumë do të trimërohen ata që nuk u distancuan as edhe një herë nga politika e gjenocidit serb.

Taksa që Kosova e vendosi ndaj Serbisë ka ardhur edhe pas gjashte-shtatë viteve të bisedimeve të Brukselit në mes Kosovës e Serbisë, ku Serbia as edhe një herë nuk ka treguar asnjë gatishmëri për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, përkundrazi, politikat e saja agresive nuk janë ndalur as  një herë të vetme, madje veç sa janë acaruar. Të gjithë duhet ta dinë se taksa është masa më e vogël politike që ka mundur dhe që e ka marrë Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë se Vuçiqit.

Kushdo që e ka përcjellë vizitën e Putinit në Serbi këto ditë duhet që ta kuptojnë se Kosova është kafshatë e vogël për ta shkëputur Serbinë nga kthetrat e Rusisë se Madhe. Të gjithë e dimë se në Konferencën e Londrës (1013), Kosova i që shkëputur padrejtësisht Shqipërisë, për t’i kënaqur apetitet e Rusisë Cariste dhe për t’i ikur një lufte në shkallë botërore, por luftës as Evropa e as Bota nuk iu shmangën dot. Kosova që sakrifikuar kot se koti. Ndërsa popujt e botës përjetuan një luftë të madhe botërore.

Edhe tani, kot lodhen politikanët e mjerë të Kosovës, e më kot lodhen miqtë nga SHBA-ja e BE-ja se Serbinë nuk mund ta shkëpusin dot nga vargoit e hekurt të Rusisë së Putinit.

Ndoshta “arroganca” e treguar ndaj mikut, një ditë edhe ka mundësi të kuptohet e mirëkuptohet, por nënshtrimi për interesa a frikë personale, për cilindo “gabim” të djeshëm, nuk mund ta justifikon përuljen karshi armikut shekullor. Përulja e ka çmimin e lartë! Askush më mirë se sa ne shqiptarët nuk e dinë ketë gjë. Në një situatë të tillë, për Kryeministrin e Kosovës, çdo variant i shkuarjes në zgjedhje është më i mirë, se sa heqja eventuale e taksës ndaj Serbisë. Kursi i ri duhet vazhduar!

Një gjë po dihet, çakordimet absurde që po ndodhin këtyre dite në të dy shtetet shqiptare (Shqipëri e Kosovë), në mes krerëve të lartë të shteteve, janë lajme tepër të këqija! Ky farë kursi duhet që të ndërpritet!

Vendet tona e kombi ynë do të duhej të prisnin harmoni të tjera shtetërore e ndërshtetërore! Pa të cilën harmoni, siguria kombëtare është seriozisht e rrezikuar!

Qofsha i gabuar në gjithë ketë që e thash!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …