Albulena Haxhiu i thotë Lutfi Hazirit: Kryeministri është vendosur më 6 tetor

A. Haxhiu: Në kohën kur po hetohet për korrupsion, Bahri Hyseni, bëhet shef për emërimin dhe shkarkimin e prokurorëve

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulenë Haxhiu, ka vlerësuar se nga subjekt dyshimi e hetimi për aferë korruptive, Bahri Hyseni bëhet shef i organit për emërimin dhe shkarkimin e prokurorëve, përfshirë këtu edhe kryeprokurorin. Sa herë pushteti aktual flet për sistemin e drejtësisë, në fakt është e qartë që po përgatiten për kapjen edhe më shumë të tij. Kësisoj ndodhi edhe së fundi me zgjedhjen e Bahri Hysenit në krye të Këshillit Prokurorial të Kosovës.  Ai i mori 10 vota për, me asnjë votë kundër e me asnjë abstenim nga Këshilli Prokurorial i Kosovës pra me një disiplinë militariste, u renditën krejt votat për Bahriun!  Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, u thanë shumë fjalë kundër korrupsionit, përfshirë këtu edhe nga ambasadorët e Quintit dhe znj. Apostolova.  Çka mund të themi sot kur nga subjekt dyshimi e hetimi për aferë korruptive, Bahri Hyseni bëhet shef i organit për emërimin dhe shkarkimin e prokurorëve, përfshirë këtu edhe kryeprokurorin?! Është e qartë, me këtë nomenklaturë të njerëzve nuk ka as drejtësi, as zhvillim sikurse është e qartë që po të kishim vetting, asnjëherë në krye të institucioneve nuk do të mund të instaloheshin njerëz të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …