KOMUNIKATË NGA MASHT-I

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), dënon ashpër rastin e abuzimit të nxënëses 16 vjeçare nga mësimdhënësi i saj në komunën e Drenasit. Ngjarje të tilla janë të shëmtuara dhe të papranueshme në shoqëritë e zhvilluara, ku për të miturit garantohet siguri e mirëqenie me konventa dhe ligje. Prandaj, MAShT shpreh shqetësim dhe indinjatë në lidhje me këtë histori të dhembshme të një nxënëse të mitur, aq më tepër kur abuzimi me të ndodhë pikërisht nga ata që janë të thirrur të kujdesen për sigurinë e saj dhe të gjithë fëmijëve të Kosovës. Gjithashtu, MAShT i jep përkrahje Drejtorisë Komunale të Arsimit në Drenas për vendimin e marrë për suspendimin e mësimdhënësit dhe iu bën thirrje organeve të drejtësisë që të merren seriozisht me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …