Kryeministri, Mustafa, në fjalimin e tij në “Gërmia Hill” tha se çështja më brengosëse mbetet ajo e izolimit të qytetarëve të Kosovës, megjithëse u shpreh optimist se Bashkimi Evropian së shpejti do të marrë vendim për të rekomanduar liberalizmin e vizave për Kosovën. Mustafa thotë se Kosova është angazhuar në luftimin e terrorizmit dhe radikalizmit, pasi që numri i kosovarëve në konfliktet në Siri dhe Irak ka rënë nga rreth 300, në më pak se 70 sa aktualisht mund të gjenden atje. Gjithashtu, Mustafa përmendi edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të cilën tha se këtë vit pritet të bëhet transformimi në Forcë të Armatosur të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Limaj: Shpresoj që ish-krerët e UÇK-së të lirohen
Ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, ka thënë se askush nuk mund ta dijë paraprakisht se …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
