Halil Selimi: Kosova nuk është e plotë pa tri komunat shqiptare në Lindje, tani për tani nën Serbi

Ndarja e territorit autokton shqiptar në tri republika dhe një krahinë të ish-Jugosllavisë, ka qenë projkt politik antishqiptar për dobësimin, disiplinimin dhe nënshtrimin e fuqisë rezistuese e çlirimtare të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Aspirata e ribashkimit të shqiptarëve në një shtet kombtar, ka lindur që me ndarjen e tyre dhe nuk i takon askujt personalisht si ide apo angazhim politik, sepse për realizimin e kësaj ideje janë organizuar dhe kanë vepruar në çdo kohë edhe subjekte, organizata e shoqëri patriotike e çlirimtare edhe në Kosovën Lindore.

Në çdo organizim kombëtar, liridashës e çlirimtar, nuk ka qenë e shkëputur as Kosova Lindore, pavarësisht ndarjes administrative.

Referendumi për automomi politiko-teritoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, është një moment i rëndësishëm plebishitar, më rëndësi historike, i shprehjes dhe institucionalizimit të vullnetit politik të kësaj popullate asokohe.

Rol vendimtar për të futur në tekstin e pyetjes së referendumit përcaktuesin: me të drejtë bashkimi me Kosovën, kanë pasur Këshilli i Rrethit i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, në Preshevë, në krye me Shaqir Shaqirin dhe të burgosurit politikë nga Bujanoci, përkundër rezistencës kundërshtuese të disa politikanëve të asaj kohe.

Këta njerëz të organizuar në LPRK, si organizatë e fshehtë çlirimtare, që operonte edhe në Kosovën Lindore, me rastin e pluralizmit politik u angazhuan dhe formuan edhe subjektin e parë politik në Preshevë, të quajtur Shoqata e Pavarur Demokratike (SHPD), por me program të mirëfilltë politik, e cila pas testimit fillestar shndërrohet në Parti politike, PDSH e sotme.

Është mirë që, sot, pas 27 vjetësh aktualizohet ky institucion i rëndësisë historike të shprehjes plebishitare të vullnetit politik në Kosovën Lindore.

Nuk do të doja që kjo temë me peshë dhe rëndësi kombtare të interpretohet, shfrytëzohet apo përdoret si pretendim apo angazhim personal në kontekstin aktual të përfitimit politik nga kushdo qoftë.

Që të tre udhëheqësit e instirtucioneve më të larta të Kosovës sot, si bashkëveprimtarë të djeshëm, nuk do të dëshiroja të manovronin politikisht në një fushë kaq të ndjeshme kombtarisht, për kusuritje politike joparimore, qoftë mes tyre, qoftë në raport me Serbinë.

Edhe Presidenti si zëdhënës i kësaj ideje sot, si anëtar i LPRK-së dje, njëri nga udhëheqësit e të cilës kam qenë edhe unë, me të drejtë mund të quhet bartës edhe institucionalisht i artikulimit të kërkesës së Referendumit me të drejtë bashkimi me Kosovën, me të vetmin dallim se kërkesa të tilla aso kohe kanë qenë programore dhe jo individuale!

Edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, fillimisht është themeluar dhe organizuar në pesë zona, dhe Zona e III ka qënë Kosova Lindore. Pastaj, në përputhje me rrethanat e zhvillimeve  politike edhe lufta çlirimtare, operacionalisht riorganizohet në 6 Zona Operative brenda Kosovës. Ndërsa, Zona II – Maqedoni dhe Zona III – Kosovë Lindore, operojnë si koridore logjistike dhe operacionale, përmes të cilave lidhet edhe veprimtaria e udhëheqëve të sotëm më të lartë të Kosovës.

Pra, asgjë nuk është e rastit që sot të riaktualizohet kjo temë, zgjidhja e të cilës po vjen si kërkesë, dëshirë, vullnet dhe angazhim i vazhdueshëm i luginasëve dhe si domosdoshmëri e veprimtarisë liridashëse dhe çlirimtare të pashkëputshme nga Kosova.

Përtej deklaratave të politikës ditore, sot, unë i besoj rezistencës spontane dhe të organizuar kombtare ndër shekuj,  përpjekjeve dhe angazhimeve të mia dyzetvjeçare, luftës çlirimtare të UÇK-së, që kanë kurorëzuar, jo vetëm lirinë e Kosovës, por është trasuar edhe rruga e sigurtë e bashkimit të shqiptarëve luginas me trungun etnik, nga ku janë ndarë padrejtësisht, Kosova jonë.

Medvegja, Bujanoci e Presheva përveç tjerash, me Kosovën i kanë të përbashkëta edhe luftërat, edhe dëshmorët, edhe te ardhmen dhe mbi këtë bazë unë besoj se bashkimi i këtyre tri komunave me Kosovën po bëhet i pakapërcyeshëm, si interes dhe interesim për stabilitet dhe qetësi në rajon!

Fatkeqësisht, tema e ndarjes, këmbimit, ndryshimit, korgjim apo revidim territorial të Kosovës, në tavolinën e bisedimeve, ka ardhur nga Serbia, si kundërvënie e pavarësisë dhe pretendim zhvlerësimi të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë,  për Kosovën Shtet Sovran dhe të Pavarur Demikratik. Rrjedhimisht, nuk është në interesin tonë, që të devijohet qëllimi i bisedimeve, të cilat duhet të përfundojnë sa më parë me njohje reciproke si dy shtete sovrane dhe tek pastaj të ulen e të negociojnë nga pozita të barabarta për çfardo që kanë interes të dyja palët: Luginë, veri e për çfardo që është interesi jonë i aspiruar edhe me luftë, gjithmonë!

Me Serbinë, pra, mund të imponosh bashkimin, vetëm në kushte të barabarta mes dy shtetesh si demarkacion, i cili nuk mund të bëhet pa miratimin e Kosovës, kurrë!

Po, bashkimit me Kosovën, por jo vetëm deklarativisht për konsum politik!

Kosova, vërtetë është e pavarur sot, por,  kurrë s’do të jetë e plotë pa Preshevën, Bujacon e Medvegjën

Prishtinë, 7 mars 2019

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …