Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Demonstratat e viti 1981

Demonstratat e 11, 26 marsit dhe 1, 2 e 3 prillit të vitit 1981, ishin nder më të fuqishmet që populli shqiptarë kishte organizuar ndonjëherë kundër ish pushtuesit serbo-jugosllave. Është e padiskutueshme se për këtë ditë, populli shqiptarë kishte punuar pa ndërprerë, në veçanti shtresa elite e popullit tonë, që nga kohët e Lidhjes së Prizrenit e më herët, shkolla e parë shqipe, Kongresi i Manastirit për gjuhën tonë, Mbledhje e Bujanit për të drejtën e vetëvendosjes , përgjatë Luftës së dytë botërore e pas saj e deri tek ditët e sotme.

Egërsia dhe çmenduria e pushtuesve të tokave tona, popullit shqiptarë i solli dhembje e vuajtje të një pas njëshme, robëri e nëpërkëmbje, shfrytëzim e copëtim të territoreve tona, terror e diskriminim, vrasje e likuidime në formë më të vrazhdët deri tek gjenocidi, dëbimi masiv i popullit tonë nga trojet e veta, dhunime e përdhunime, forma dhune këto që tejkalojnë çdo parim elementar të çdo Konvente ndërkombëtare që mbron parimin më elementarë të të drejtave të njeriut për të jetuar i lirë në tokën, vendin dhe shtëpinë e vet!

Përkundër të gjitha këtyre shfryrjeve shtazarake të pushtuesve të tokave tona, populli shqiptarë nuk lejoj me as një çmim që liria e tij të cenohet, për asnjë çast ne nuk u dorëzuam e tjetërsuam, për asnjë çast ne nuk e ndalem rezistencën ton për liri duke e paguar lartë tagrin e saj, madje edhe me çmimin e jetës. Në fakt, kush si ne e ka përjetuar peshën e robërinë mbi lëkurën e vet, prandaj nuk lejojmë më që  të cenohet liria jonë- asnjë herë dhe me as një çmim!

Demonstratat e viti 1981, ishin dhe mbetën një nderë lëvizjet tona më të fuqishme pas luftës sonë për liri (prier nga Ushtria çlirimtare e Kosovës), kërkesa këto që pjesërisht janë realizuar.  E padiskutueshme, populli shqiptarë është një ndër popujt më bujar të Ballkanit dhe rajonit, një ndër popujt më të civilizuar më liridashës. Njëkohësisht ishte një ndër popujt më të robëruar përgjatë gjithë shekujve që lamë pas. Mbi territorin e tokave shqiptare kishin vërshuar shtetet fqinje grabitqare, në veçanti Serbia që dëboi shqiptarët nga shtëpitë dhe tokat e veta në mbi 700 fshatra ku ata jetonin që nga rrethinat e Nishit e deri tek Presheva, Bujanoci e Medvegja. Tokat tona u tkurrën në pak kilometra katrore, ambicie kjo e sëmurë nga e cila Serbia nuk u shërua as sot e kësaj dite, duke zbatua dhunë e gjenocid të pa ndërprerë. Megjithatë, përpjekjen për liri nuk mund t’ia mohosh asnjë populli, kjo e drejt nuk e përjashton as popullin shqiptarë, prandaj edhe ne u mobilizuam për lirinë e vendit tonë, duke e paguar këtë edhe me çmimin e jetës, natyrisht se liria është më e shtrenjtë se jeta!

Lufta e dytë botërore, shqiptarëve nuk u solli liri siç u solli popujve tjerë të ish Jugosllavisë, Tokat shqiptare prapë u mbajtën të copëtuara, na u mohua e drejta për vetëvendosje, mbi shqiptarët u ushtrua dhunë sistematike e ish sistemit shovinist  rankoviqo-titist. Politika e asaj kohe, Kosovën e vuri nën pranga të dyfishta dhune e pabarazie sociale , diskriminimi, likuidimi pa gjyqe të rreth 20 shqiptarëve vetëm pas LDB-ës, si në Tivar, Gjilan, Tetovë, Drenicë e gjithandej ku jetonin shqiptarët etnik në tokat e veta. Egërsia e atij sistem dëboi shqiptarët nga shtëpitë dhe tokat e veta për Turqi etj.

Diku pas viteve të 60, elita jonë shqiptare kishte organizuar radhët e veta, përgatitej për hapat e radhës në përgatitjen e masave drejt kërkesave tona të qarta për liri. Ishte simboli ynë kombëtarë Adem Demaçi që së bashku me intelektualët tjerë të kohës (më herët e më vonë), përgatitën masat për të ngritur zërin e fuqishëm për lirinë tonë. Pas demonstratave të vitit 1968, demonstratat e marsit dhe prillit të viti 1981 ishin dhe mbetën në historinë tonë më të re (pas luftës çlirimtare të UçK), një ndër lëvizjet më të mëdha që ish pushtuesin serbo-sllav e lëkunden në themel, dhe që nga ajo kohë ish Jugosllavia pushtuese me gjithë aparatin e saj represive u zhbë, dhe këtë vetëm në saje të vendosmërisë dhe dashurisë së popullit shqiptarë për lirinë e vet!

Masat e përgjakshme që mori ish pushtuesi gjakatar Jugosllavë kundër shqiptarëve të Kosovës ishin të tmerrshme si: atë pranverë të viti 1981, vrau 11 demonstrues, plagosi mbi 300 sish, burgosi dhe dënoi me burg të rëndë mbi 2000 veta, kryesisht, studentë, nxënës, intelektual, profesor, akademikë, punëtore e qytetarë, bijat dhe bijtë më të mirë të popullit tonë!, kalojë nëpër hetuesi e forma të ndryshme hetimi mbi 500 mijë qytetarë të Kosovës, përjashtime nga puna, lëçitje e diskriminime mbi baza etnike etj. Ky veprim i pushtuesit serbo-sllav, vetëm sa ngriti vetëdijen tonë kombëtare, na bëri më unik dhe më të vendosur për të kërkuar edhe më me ngulm lirinë tonë kombëtare. Prandaj, nuk ishte e rastit edhe kundërvënia me armë atë kohë, siç ishte qëndresa heroike e Tahir  e Nebih Mehës e deri tek përgatitja e luftës për liri prirë nga Ushtria çlirimtare e Kosovës në krye me komandantin legjendar Adam Jasharin, udhëhequr me mjaftë pjekuri e maturi nga krahu politik i asaj kohe. Lufta jonë për liri, ishte ndër luftërat më të pastërta, që ndonjë popull ndonjë herë e ka bërë për lirinë e vete. Populli ynë ka dhënë shumë gjak për lirinë e vet, kjo rrugë e gjatë, deri ku jemi sot, nuk ishte rrugë e shtruar me lule, por ishte rrugë e rimuar me gjak. Ky gjak dhe kjo aspiratë kërkon, finalizimin e vet. Nuk ka çmim tjetër që shpaguan sakrificat e shqiptarëve për lirinë e vet, veç bërjes së shtetit të Kosovës dhe bashkimit të tokave tona. Obligim ky i detyrueshëm kombëtar, moral e material, kulturor, shpirtëror e ligjor. Është përgjegjësi që domosdoshmërish të na përcjell brenga jonë e përhershme dhe përkujdesja jonë sistematike për të gjithë shqiptarët që prapë “fati” i la të ndarë nga trungu i vet!…

Demonstrata e pranverës së viti 1981, ishte dhe mbeti një nderë lëvizjet ma kulmore e popullit shqiptarë e cila gjunjëzoi për tokë ish pushtuesin jugosllav!

Lavdi e nderë i përjetshëm gjithë atyre që janë e nuk janë më në mesin tonë!

11. 3. 2019

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …