Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është pritur në takim nga kryekuvendari japonez, Oshima Tadamori

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është pritur në takim nga kryekuvendari japonez, Oshima Tadamori

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në ditën e parë të vizitës së tij në Tokio, u prit në takim nga Oshima Tadamori, kryetar i Parlamentit të Japonisë, ku temë kryesore e takimit ishte thellimi i bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e ekonomisë. Veseli falënderoi homologun Tadamori për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë qeveria japoneze për Kosovën, që nga përfundimi i luftës e deri më tani. Ai bëri një ekspoze të zhvillimeve të fundit në Kosovë, me theks të veçantë në mundësitë që ofron ekonomia kosovare për projekte investive nga kompanitë japoneze, sidomos në fushën e teknologjisë së informacionit. Po ashtu theksoi se Kosova si shtet i ri dhe demokraci e re, ndihet mirë që  një vend mik si Japonia është në mbështetje të synimeve të saj. Kryetari i Parlamentit të Japonisë, Tadamori, nga ana e tij theksoi se shteti japonez vazhdon të jetë i përkushtuar në thellimin e marrëdhënieve me Kosovën, në të gjitha fushat ku ekzistojnë mundësitë, sidomos në investimet ekonomike. Duke u ndalur tek vlerat e përbashkëta që kanë dy popujt tanë, Tadamori u shpreh se gjithmonë e impresionon figura e humanistes shqiptare Nënë Tereza.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …