Kosova anëtarësohet si shtet anëtar në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Resurseve Natyrore

Kosova anëtarësohet në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Resurseve Natyrore

Republika e Kosovës është anëtarësuar si shtet anëtar në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Resurseve Natyrore, selia e së cilës ndodhet në Gland të Konfederatës Zvicerane. Procesi i anëtarësimit në këtë organizatë është udhëhequr nga Ministria e Punëve të Jashtme në bashkërendim dhe koordinim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Me këtë anëtarësim, Kosova fuqizon edhe më tutje subjektivitetin e saj ndërkombëtar, ndërsa përfitimet për vendin do të jetë të shumëanshme në çështjet që ndërlidhen me veprimtarinë dhe mandatin e organizatës. IUCN është organizata e vetme për mbrojtjen e mjedisit, duke siguruar kështu, që çështja e ruajtjes së natyrës të ketë zërin e saj në nivelet më të larta të qeverisjes ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …