Terroristi të masakroi 50 myslimanë në një xhami të Zelandës së Re, është me origjinë serbe

Terroristi të masakroi 50 myslimanë në një xhami të Zelandës së Re, është me origjinë serbe

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jakinda Ardern ka thënë se 49 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në dy xhami në qytetin, Kristçërç. Ajo e ka përshkruar këtë ngjarje si sulm terrorist dhe një nga “ditët më të rënda” për këtë vend. Policia ka konfirmuar se një burrë është akuzuar për vrasje dhe do të paraqitet para gjykatës në mëngjesin e së shtunës. Dy burrat e tjerë dhe një grua janë ndaluar po ashtu afër zonës ku janë konfiskuar armët e zjarrit, ka thënë komisionari policor, Mike Bush. Ai ka thënë se policia është siguruar se një nga personat e ndaluar nuk ka qenë i përfshirë në incident, dhe zyrtarët janë duke punuar për të kuptuar nëse dy personat e tjerë kanë qenë të lidhur me rastin. Terroristi me origjinë serb, i cili kreu  masakrën në një nga xhamitë në Zelandën e Re, në armën e tij kishte shkrime cirilike, në mesin e tyre edhe emra në gjuhën serbe. Terroristi, i cili mori pjesë sot në masakër, duke vrarë 49 vetë dhe duke plagosur 20 të tjerë, kishte të shkruar emrat cirilikë: Marko Milajnov Popoviq dhe Stefan Lazar.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …