Nisma Socialdemokrate ka mbajtur punimet e Kuvendit të dytë të Rinisë, me ç' rast zgjodhi këshillin dhe kryetarin e të rinjve

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur punimet e Kuvendit të dytë të Rinisë, me ç’ rast zgjodhi këshillin dhe kryetarin e të rinjve

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur të shtunën punimet e Kuvendit të dytë të Rinisë, ku ka zgjedhur këshillin dhe kryetarin e të rinjve të partisë. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj kërkoi nga rinia që fuqizimin e shtetit të Kosovës ta kenë ëndërr të përbashkët, drejt së cilës të punojnë pa u dorëzuar. Besimin e partisë për të udhëhequr me të rinjtë e mori, Xhemajl Hazizi.Në punimet e Kuvendit Zgjedhor të Rinisë së Nismës Socialdemokrate, kreu i partisë, Fatmir Limaj tha se nuk duhet dorëzuar para çfarëdo errësire që mund t’iu  paraqitet. Ai u tha të rinjve që Kosovën mos ta vlerësojnë mbi bazën e politikave dhe problemeve ditore, por në orientime strategjike. kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi para të rinjve foli për kohët e vështira kur janë organizuar tubime politike. Ai u tha atyre që sot nuk janë në rrezik nëse angazhohen në politikë. Xhemajl Hazizi, i cili mori sot postin e kryetarit te të rinjve të partisë, tha se përgjegjësia e sapo marrë do të shndërrohet në një angazhim maksimal në punë. Në punimet e Kuvendit te të rinjve të Nismës Socialdemokrate, u tha se rinia është e ardhmja e vendit, dhe se vetëm të rinjtë e kanë mundësinë të bëjnë ndryshime në të mirë të vendit.Aty u tha se politikat e Nismës në qeveri dëshmojnë se motoja ‘Ne mbajmë fjalën’ është filozofi politike në të cilën bazohen dhe veprojnë çdo ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …