Sulmi terrorist ne Zelande te Re

DW: Kronologjia e dhunës kundër myslimanëve

Mbas sulmit në Zelandën e Re bota është e tronditur. Por myslimanët janë bërë edhe herë të tjera objekt i atentateve me motive raciste.

Zelandë e Re 2019: 49 të vdekur në sulmet ndaj xhamive

Në një sulm terrorist në dy xhami në qytetin e Zelandës së Re Christchurch, të paktën 49 njerëz janë vrarë dhe plagosur e 20. Gjatë namazit të së premtes, një sulmues hap zjarr. Policia e Zelandës së Re ka arrestuar katër persona të dyshuar, në makinat e të cilëve ishin gjetur lëndë shpërthyese. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacnda Ardern, e dënoi ashpër sulmin dhe e quajti një nga  “ditët më të errëta” në historinë e vendit të saj. Për një gjë të tillë “nuk ka vend në Zelandën e Re”. Të afërmve kryeministrja u shprehu ngushëllimet e saj. “Zelanda e Re është shtëpia e tyre. Ata do të duhej ta ndjenin veten të sigurt këtu. Është e qartë se kjo mund të përshkruhet vetëm si një sulm terrorist”, ka thënë Ardern. Një nga të dyshuarit thuhet se kishte publikuar para krimit një manifest radikal djathtist, ku e paralajmëronte planin e tij.

Gjermania 2019: Amok në Bottrop dhe Essen

Në prag të ndërrimit të motmoteve, 50-vjeçari Andreas N. nga zona e Rurit u turr me makinën e tij në drejtim të njerëzve. Pati katër të vdekur dhe mbi 20 të plagosur. Goditi një familje siriane dhe një familje afgane me fëmijë në Bottrop. Ndërsa në Essen goditi një grup njerëzish në një stacion autobusi. Shumica e njerëzve arritën të devijonin. Gjatë atentatit ai përdori edhe fraza raciste. Armin Laschet, kryeministri i Landit Nordrhein-Westfalen bëri një mesazh në Tweeter: “Për vitin 2019 ka vetëm një zotim: Të jemi së bashku kundër dhunës djathtiste. Luftën kundër urrejtjes ndaj te huajve ne do ta vazhdojmë me të gjitha mjetet e shtetit të së drejtës.”

 

Kanada 2017: sulm ndaj një xhamie në Quebec

Në Qendrën Kulturore Islamike të Quebec-ut, gjatë lutjeve të mbrëmjes,  u vranë me armë zjarri gjashtë persona, ndërsa 18 u plagosën. Kryeministri kanadez Justin Trudeau e quajti ngjarjen një “sulm terrorist mbi myslimanët në një qendër adhurimi dhe strehimi.” Në një deklaratë ai tha ndër të tjera: “Kanadezët myslimanë janë pjesë e rëndësishme e kombit tonë  dhe për këto akte të pakuptimta nuk ka vend në komunat, qytetet e fshatrat tona.”

SHBA 2017: Në Charlottesville një veturë e një djathtisti i sulet turmës

Në një miting djathtistësh në Charlottesville, Virginia, SHBA, një makinë e një djathtisti i vërsulet një grupi kundërdemonstruesish. Një grua gjen vdekjen. Së paku 33 të tjerë duhet të trajtohen në spital. Autoritetet e quajnë akt të qëllimshëm. Shoferi është një 20-vjeçar nga Ohio. Veç këtyre vdiqën edhe dy policë, si pasojë e rrëzimit të helikopterit të tyre, që kishte shkuar për të ndërhyrë gjatë përleshjeve mes djathtistëve dhe kundërdemonstruesve.

Britani e Madhe 2017: Sulmi ndaj një xhamie në Finsbury

Më 19 qershor 2017 një 47-vjeçar me një furgon shtypi për vdekje një person dhe plagosi dhjetë të tjerë te pragu i një xhamie në Finsbury Park, në veri të kryeqytetit britanik, Londër. Të gjitha viktimat ishin myslimanë që po shkonin të falnin namazin e Ramazanit.  Një dëshmitar tha për BBC-në, se atentatori kish thënë se ishte nisur të vriste myslimanë. Si motiv ai më vonë gjithashtu deklaroi “islamofobi”. Kryeministrja britanike, Theresa May e quajti nje “incident të tmerrshëm”. Drejtuesi i automjetit u dënua me burgim të përjetshëm.

Gjermani 2016: Amok në qendrën tregtare Olympia në Mynih

 

Të paktën dhjetë vetë vdesin nga një amok në Qendrën Tregtare “Olympia” në Mynih. Atentatori, një nxënës 18-vjeçar, më pas vrau veten në vendin e ngjarjes. Ngjarja u zhvillua më 22 korrik 2016. Atentatori i kishte blerë armët në platformën anonime të internetit “Darknet”. Si motiv ai kishte dhënë në polici, urrejtjen ndaj të huajve.

SHBA 2015: Vrasje në Chapel Hill

 

Një  burrë, e shoqja dhe e motra, të tre studentë, u vranë në shtëpinë e tyre në Chapel Hill, North Carolina, nga një fqinj 46-vjeçar. Craig H e përshkruante veten e tij në Facabook si antifetar dhe kishte publikuar një fotografi me një pistoletë me nënshkrimin “Unë”.  “Ne jemi qartë të sigurtë se vajzat tona u sulmuan për fenë e tyre”, tha babai i dy motrave, Mohammad Abu-Salha.

Norvegji 2011: Vrasja masive e Breivik-ut

Më 22 korrik ekstremisti djathtist Anders Breivik vrau shtatëdhjetë e dy vetë në dy sulme. Viktimat e ishin kryesisht të rinj të angazhuar në Partinë Socialiste të Norvegjisë. Ishte një nga sulmet më të përgjakshme në historinë e Evropës të pasluftës. Ai si fillim hodhi një bombë në një lagje të Oslos, pastaj vrau të rinjtë në ishullin Utøya. Këtë vepër mizore, Breivik-u më parë e kishte planifikuar deri me detaje. Në një manifest të shkruar prej tij ai thoshte se me këtë donte t’i jepte fund multikulturalizmit që e urrente dhe “islamizimit të Evropës”. Breivik-u u dënua me 21 vjet burgim dhe me pasburgim parandalues.

Gjermani 2009: Sulm me thikë në sallën e gjyqit

Marwa El-Sherbini jetonte si farmacist me bashkëshortin dhe djalin e saj në Dresden. Më 1 korrik 2009 ajo ndodhej në gjyq pasi kishte paditur një gjermano-rus për fyerje. Në atë kohë ajo ishte në muajin e katërt të shtatzënisë. El-Sherbini konsiderohet viktima e parë e një vrasjeje me motiv të qartë islamofobik në Gjermani. 31-vjeçarja u godit me thikë menjëherë pas dëshmisë së saj në proçes nga 28-vjeçari gjerman me prejardhje nga Rusia, Alexander W. Më parë ai e kishte quajtur atë “islamiste” dhe “terroriste”. Vrasësi e kishte pranuar ndërkohë në një letër drejtuar gjykatës gjykatë urrejtjen e tij ndaj myslimanëve. Deri më sot, nuk është e qartë se si hyri thika në sallën e gjyqit. Gjithashtu mbetet e paqartë edhe se pse u qëllua me armë i shoqi i gruas kur nxitoi për t’i dhënë ndihmën asaj. Ai u lëndua për vdekje, por arriti të mbijetonte. Tani jeton në Kanada me djalin e tij. 1 korriku në Gjermani është shpallur si dita kundër racizmit anti-mysliman.

Nermin Ismail/ Deutsche Welle

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …