Parlamenti Evropian miraton dy amendamente për ekstradimin e Nikolla Gruevskit nga Hungaria në Maqedoni

Parlamenti Evropian miraton dy amendamente për ekstradimin e Nikolla Gruevskit nga Hungaria në Maqedoni

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar dy amendamentet përmes të cilave kërkohet nga Hungaria që ta ekstradojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në Maqedoni. Kjo pritet të jetë një goditje e radhës e Hungarisë ndaj vlerave europiane, prej kohës kur udhëhiqet nga konservatori i djathtë Viktor Orban. Amendamenti i dorëzuar nga eurodeputetja Judith Sargentini përveç që është mbështetur nga socialdemokratët dhe të gjelbrit, me presione është mbështetur edhe nga PPE. Ai kërkon ekstradimin e Gruevskit, ku mes tjerash thuhet se ai ka ikur nga Maqedonia me pasaportë diplomatike të Hungarisë, në mënyrë që t’i shmanget dënimit me burg. Gruevski duhej të qëndronte në burgun e Shutkës nga fillimi i janarit, por i shpëtoi falë arratisjes me veturë diplomatike nga Shkupi deri ne Hungari.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …