Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka dhënë dorëheqje nga të qenit pjesë e Nismës Socialdemokrate

Meqë Ministri i Arsimit nuk është i aftë ta zbatojë vendimin për mësim atëherë dikush do të duhej të jepte dorëheqje

Përpjeka e të ashtuquajturit SBASHK për t’ ua humbur nxënësve shqiptarë të Kosovës tri javë mësim është përpjekje antikombëtare dhe anti-arsimore, është akt i patolerueshëm, të cilin mjerisht po e përkrahim shumica dërrmuese e arsimtarëve. Meqë Ministri i Arsimit nuk është i aftë ta zbatojë ligjin,  atëherë do të duhej të jepte  dorëheqje. Qeveria duhet të marrë masa dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojë humbjen e tri javëve mësim për nxënësit, për shkak të kryeneçësisë, papërgjegjësisë dhe injorancës së një Sindikate, e cila tashmë ka treguar me vepër se nuk i intereson shkolla as arsimimi i brezave. Kjo praktikë e keqe e injorimit të arsimimit është e turpshme dhe e shëmtuar, andaj duhet të gjendet dikush që e stopon për hir të brezave, edukimit dhe përparimit të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …