Avdyl Kodra: Beteja e 29 Marsit e vitit 1999 në Prekaz

Avdyl Kodra: Beteja e 29 Marsit e vitit 1999 në Prekaz

Më 29 Mars të vitit 1999 forcat ushtarake dhe policore edhe njëherë, iu kishin sulur Prekazit, për të vrarë, plaçkitur dhe djegur.

Ishte gati fundi i ditës, kur zakonisht nuk priteshin sulme armike, ishin tërhequr rojet dhe meqenëse ishte ditë Bajrami, një grup luftëtaresh ishin tubuar për te ngrëne dhe festuar.

Rreth orës 16, dikush kishte vërejtur lëvizje të forcave të armikut të cilat ishin të përcjella me mjete të blinduara nga fshati Polac në drejtim të Prekazit, saktësisht lagjes Kodra. Ata tashmë kishin arritur në logun e fshatit dhe kishin filluar pozicionimin.

Grupi i luftëtareve menjëherë u mobilizua dhe filluan të pozicionoheshin në mënyre që të dëbonin sulmin. Ishin rreth 10 pjesëtarë të UCK-së.

Pozicionet ishin shume afër me pozicionet e armikut dhe beteja dukej e ashpër. Ishte e qartë se rezistenca nuk do të mund të mbahej shumë gjatë duke pas parasysh armatimin e rëndë të cilin e përdorte armiku.

Me të dëgjuar krismat,  grupet tjera të luftëtareve të cilët ndodheshin në pjesën e sipërme të lagjes Kodra i erdhën në ndihmë grupit. Nga lagja Lushtaku gjithashtu.

Tashmë luftëtaret u bënë më shumë në numër dhe nga pozicionet e ndryshme sulmonin forcat e pozicionuara te armikut. Kjo bëri që armiku të tërhiqet  në drejtim të fshatit Polac, ku nuk kishte asnjë banorë.

Në ketë betejë ra heroikisht dëshmor, Avdullah Kodra dhe u plagosën rëndë

komandanti i kompanisë,  Avdyl Kodra, dhe ushtari Hajdin Kodra, pjesë e brigadës 114.

Avdullah Kodra ishte djalë i ri, vetëm 18 vjeç, jetim pa nënë e baba. Nëna e tij ishte Kosova dhe liria e saj, për te cilën dha më të shtrenjtën, jetën e tij. Ai ishte bashkangjitur radhëve të UCK-së që nga janari i vitit 1998 dhe ishte betuar se nuk do të vdiste pa luftuar. Sot trupi i dëshmorit, Avdullah Kodra pushon në varrezat e luftëtareve, dëshmorë dhe heronj, në Marinë të Drenicës.

( Autori e këtij shkrimi,  Avdyl Koda, është dëshmitar i gjallë i luftimeve të asaj dite, ish komandanti i kompanisë).

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Adnan Azizi u kap në gënjeshtër – statistikat zyrtare e rrëzojnë propagandën e VLEN-it

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj deklaratës së deputetit të VLEN-it, Adnan Azizi, i cili …