MINISTRI BYTYQI PRITI PËRFAQËSUES TË MINISTRISË SË ARSIMIT TË AUSTRISË DHE WUS AUSTRIA NË KOSOVË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim shefin e Sesionit IV të arsimit të lartë në Ministrinë Federale Austriake të Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit, Elmar Pichl, si dhe përfaqësues të WUS Austria, e cila sot shënon 20 vjetorin e fillimit të punës në Kosovë. Ministri Bytyqi ka falënderuar Pichl, i cili ishte edhe udhëheqësi i parë i zyrës së kësaj organizate në Kosovë, për angazhimin e tij, si dhe shtetin austriak që i ka dalë në ndihmë gjithmonë arsimit në Kosovë dhe po vazhdon të japë mbështetje të madhe në të gjitha proceset e rëndësishme përmes projekteve të mëdha. Gjatë këtij takimi, është biseduar për prioritetet që ka MAShT për zhvillimin e arsimit në të gjitha nivelet, ndërsa Ministri ka theksuar nevojën e mëtutjeshme për mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë. Elmar Pichl ka shprehur gatishmërinë e Ministrisë Federale Austriake të Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit për të vazhduar dhe për ta thelluar bashkëpunimin me MAShT-in.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë rregullon edhe një fushë sportive me shtresë gome

Komuna e Vitisë, po vazhdon punën në rregullimin e hapësirave sportive për të rinjtë vitias. …