DKA-TË PAJTOHEN PËR PLAN TË RI PËR ZËVENDËSIMIN E ORËVE TË HUMBURA

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në takimin e përbashkët të drejtorëve komunalë të arsimit, ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësuesit e SBAShK-ut, BSPK-së dhe KMDLNJ-së. Në këtë takim, është diskutuar për zëvendësimin e ditëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve, me ç’rast të gjithë drejtorët e DKA-ve janë pajtuar se duhet të zëvendësohen këto orë, duke qenë se është interes i nxënësve. Gjatë këtij takimi, ministri Bytyqi ka theksuar se vendimi i tij është në fuqi, por në një situatë të re duhet të ndryshojë formula e zëvendësimit të orëve të humbura, ndërsa drejtorët e DKA-ve janë pajtuar se duhet të zbatohet Udhëzimi Administrativ që ka të bëjë me normativin dhe kalendarin shkollor dhe se do të bëjnë një plan të ri, secili për komunën e vet, për zëvendësimin e orëve të humbura. Ministri Bytyqi ka theksuar se MAShT është e gatshme t’i përkrahë drejtorët në këtë drejtim, ndërsa ka theksuar se i përkrahë kërkesat e SBAShK-ut, por kërkesat e Sindikatës dhe zëvendësimin e orëve i sheh si dy procese të ndara.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …