Ymeri: Pas diskutimit për kuptimin e fjalës "koti", Kuvendi do të duhej ta trajtonte edhe fjalën "bashkëpunim”

Deputeti i PSD-së Visar Ymeri, kërkoi që paga minimale në Kosovë të rritet nga 170 në 250 euro

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, kërkoi që paga minimale në Kosovë të rritet nga 170  në 250 euro, nga paga për të mbetur gjallë, te paga për të jetuar më mirë. Një punëtore, nënë e dy fëmijëve, burrin të papunë, me pagë minimale prej 170 euro në muaj, i bie t’i ketë jo më shumë se 1 euro e 40 centë në ditë për anëtar të familjes, ka rikujtuar Ymeri. Me këto euro në ditë, një familje të tillë i bie që të vendosë: një muaj të ushqehen e ta lënë anash veshmbathjen; muajin tjetër t’i paguajnë disa prej faturave për rrymë, ujë, duke lënë anash veshmbathjen e ta reduktojmë ushqimin; një muaj tjetër pastaj të shpenzojë në barna. Një vështirësi e tillë ekzistenciale është përditshmëri për shumë familje me nga një të punësuar në Republikën e Kosovës, ka konstatuar, Visar Imeri.

Kontrolloni gjithashtu

10 vjet nga marrëveshjet e Brukselit, debati për asociacionin mbetet i hapur mes Kosovës dhe Serbisë

Më 25 gusht 2015, në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme në kuadër të …