Pasuria e tre krerëve të Shtetit, prin Haradinaj, nga të gjitha burimet legale financiare

Në ditën e Lirisë së Shtypit, Hashimi, Kadriu dhe Ramushi nuk përmendin gazetarët e luftës

Edhe pse Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress ishin mediumet e para të lira në Kosovë, qysh prej vitit 1999, edhe pse ishin mediumet e vetme që informuan  shqiptarët kudo, por edhe mbarë botën për dhunën e gjenocidin serb kundër popullatës shqiptare, por edhe për luftën e drejtë dhe të suksesshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot në Ditën e ashtuquajtur të Lirisë së shtypit, asnjëri nga krerët e Kosovës, të cilët mburren me të kaluarën e tyre në UÇK, nuk ka përmendur asnjë gazetar të luftës në Kosovë, madje as ata që ranë dëshmorë, apo që u martirizuan. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj krenohen për mediet e lira, sidomos ato që i financojnë dhe i kontrollojnë, në të cilat i kanë rehatuar dhe i kanë  zënë me punë të vetët dhe akrabanë dhe që u thurin lavdi, por nuk duan të dinë se ka pasur medie në luftën e Kosovës, të cilat  kanë dhënë lajme nën breshërinë e armës armike serbe,  por që edhe sot janë pjesë vitale e informimit të drejtë e të paanshëm në vend.

U lumtë edhe për një anashkalim më tepër, Ramush Kadri dhe Hashim!

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …