Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë duke bërë thirrje për dhunë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për medie ka thënë se në protestë do të shkojnë për herë e më pak njerëz, sepse ata nuk i besojnë broçkullat e tyre. “Nuk ka shanse që të rrëzosh një qeveri legjitime, e dalë nga zgjedhjet ku ti ke qenë pjesë e Qeverisë me këto forma. Nuk ka shanse, nuk ndodh. S’ka ndodhur askund dhe nuk do të ndodhë as këtu. E di që synimi është gjetkë. Është që të vendos vendi në kushte pamundësie. Nuk jemi të pagabueshëm dhe as pa gabime, por jemi të vetmit që përpiqemi, pavarësisht se herë ia dalim e herë jo. Më tutje, kryeministri Rama ka thënë se është i gatshëm që të bëjë dialog me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. “Kam një mesazh për mikun tim rrugë-humbur. Kujtoje mesazhin që të kam çuar kur i ke hyrë kësaj rruge, përpara shumë kohësh. Po e përsëris prapë se nuk je vonë akoma që të kthehesh nga kjo rrugë, për një arsye të thjeshte se llogarinë ata që të ndjekin, do ta kërkojnë ty. Nuk ka lider në botë, por ti nuk je lider, që ta tërheqë partinë e vet nga stacioni i alternativës udhëheqëse nga ky stacion që thoshe aman ik”.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …