Hakif Bajrami

Prof. dr. Hakif Bajrami: Çka është formula filozofike-politike Ahtisari 1+2+3, ku i ka rrënjët dhe ku shpie I

1.Letër publike atyre që bisedimet “teknike” provuan t` i kthejnë në pasoja tragjike

(Ose, a keni pasur vendim me shkrim që ta negocioni Çështjen e panegociueshme?)

Çështja e ndryshimit kufijve të Kosovës ka vdekur në samitin e Berlinit, sipas informative të dorës parë. Ata që e kanë filluar pazarin për ta plasuar tërë Kosovën në pazar, tani janë jashtë loje. Por këto ditë për të treguar se janë gjallë i kanë lansuar disa opsione. Po u them edhe për të satën herë publikisht, se “çështja e kufijve dhe opsioneve”, që i lansojnë tash, vetëm munden t` u bëjnë ndonjë homazh “mortor”, fundi i të cilave do të dihet publikisht më 6 qershor 2019, prap në Berlin; 1 dhe 2 korrik në Paris.

***

Tërë hallakama që është servuar në opinion nga viti 2010, kur GJND e solli verdiktin për Kosovën, jo vetëm në Serbi, por edhe në BE e në OKB, patën filluar të qarkullojnë lloj-lloj planesh dhe sinopsisesh për rishqyrtimin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës Kosovës, më 17 shkurt 2008. Lidhur me këtë po e them publikisht se, profesionistit i duhet dokumenti e jo komenti i plotë e GJND. Prandaj, dokumenti që është përdorur më së shumti si “erdhen” për të hyrë në “pazar” të negociatave “teknike”, ishte dhe po mbetet “valid”, ai i Dobrica Qosiqit me titull: “Tezat për zgjidjen përfundimtare të “krizës kosovare”  në strategjin e re shtetërore”. Këtë dokument e posedoi nga viti 2004. Por, më duhet të them se prej tij po vjedhin publikisht të gjithë ata që janë të sharruar në këtë avanturë “korigjimesh” pa hangjinë, higjiena e të cilëve është e tillë, që nuk e pastron asnjë sapun, çfarëdo substancash kimike të posedon.

E fundit, SKA NDRYSHIM TË KUFIJËVE pa referendum popullor, SKA SHANSË që në Republikën e Kosovës të qitën në pazar interesat jetike të shtetit ma të ri në Evropë, ku vargojtë e gjakut të dëshmorëve janë ende të freskët. Ai gjak, AJO luftë e DREJTË E UÇK-ës ka çmim të garnatuar, ose kombi shqiptar do të shfaroset, ose Republika e Kosovës do të ekzistojë. E them këtë, sepse historia e këtij shteti është e pakthyeshme.

***

Ahtisari NJË, kishte për qëllim që të krijohet një mekanizëm “parlamentar” që Parlamenti I Kosovës mos të ketë fuqi legjitime të aprovojë asnjë vendim me rendësi vitale për shtetin pa pelqimin e dy të tretave te të gjithë deputetëve, plus pa pëlqimin e dy të tretave të deputetëve nga pakicat. Kjo do të thot se serbët I kanë të garantuar 10 ulëse, votuan nuk votuan dhe pa pelqimin e tyre asgjë nuk mund të ndryshojë në çështjet madhore.

Më 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e solli verdiktin se shpallja e Pavarësisë Kosovës nuk e rrezikon të drejtën ndërkombëtare. Ishte ky një gjykim i drejtë, sepse në të njejtën kohë i dhuroi një leksion çdo agresioni. Njëherit ishte një kualitet shtesë për civilizimin, sepse ankesa e Serbisë për GJND-ën, për t` u kthyer pushteti serbian në Kosovë pati shkuar nepërmes OKB-ës. Kjo do të thot, se Pavarësia e Kosovës është e granatuar dhe me te bie për dhe Rezoluta 1244 e KS OKB. Me këtë duhet të pajtohen edhe Rusia dhe Kina si antare të përherëshme e KS OKB-ës. Lidhur me anshllusin e Krimesë nga Rusia, në Serbi janë edhe dy raste teritoriale që duhet të ndahen prej këtij shteti grabitçar. Janë pra Vojvodina dhe Sanxhaku dhe drejtësia ndërkombëtare duhet t` I dekolonizojë këto dy treva etnike joserbe. Të themi se Vojvodinën Serbia e okupoi për here të pare dhe kurrë në histori nuk ka qenë pjesë e saj. Sa I takon Sanxhakut, këtë krahinë Serbia dhe Mali I Zi e ndanë në dy pjesë më 1945 për t` ia humbur të drejtën sovrane për mvetësi administrative në kuadër të Jugosllavisë, por jo të republikave slave që e okupuan.

Çka ndodhi pas verdiktit të GJND për Kosovën më 2010. Së pari, Rusia me sjelljet e veta makiavleiste pati filluar të përzihet në punët e brendshme të Ukrainës, krejtë me qëllim për ta mjegulluar aksionin diverziv dhe për ta  bërë ANSHLUSIN në Krime. Në këto rrethana në Bruksel për Kosovën zhvilloheshin “Bisedime tektike” dhe për çdo ditë këto dy fjalë (Bisedime+teknike) ishin në vokablularin e pushtetarëve të Kosovës. Dhe “Bisedimet teknike” patë filluar t` i drejtoi Edita Tahiri, politikne kjo që pati pranuar çdo ofertë të Ibrahim Rugovës dhe Adnan Merofcit gjatë prillit-majit 1999, për ta themeluar një Qeveri marionete të Kosovës me seli së pari në Shkup. Edita Tahiri ishte atëbotë, do të më thot Abdyl Rama i ndier, jo më pak se Ministre e Punëve të Jashtëme, e cila nuk pati shansë të dëshmohet për ndryshe nuk do të kishte nevojë të luftonte UÇK e as të nderhynte NATO, sepse Milloshi do ta shfaroste shqiptarinë, e në vednd të popullit do të jetonte qeveria pa milet dhe me teritor të robëruar.

Bisedimet teknike të Edita Tahirit me pelqimin e Hashim Thaçit do të shkojnë deri aty sa që fuqia e GJND aq do të lëkundet evolutivisht, sa që kjo politikane jo me deshirë, pas amputimit të FUSNOTËS, që nuk është pranuar vetëm me propozimin e saj, por me pelqimin e saj po se po, për me mbetur në funksion. Por pala serbe ngadal do ta ndryshojë pllakën e defaktorizimit të shtetit Kosovës. Ndryshimi i pllakës do të zhvillohet në dy RAUNDA, sipas planeve konfidenciale që I ka pasë si material “ndërtues” Mati Ahtisari. Ato ballafaqime do të ishin: pasi që Putini “rahataohet” në Krime, do të shpërthej së pari në Bern të Zvicrës Dr Millan S. Protiq (historian dhe ambasador fuqiplotë në Zvicër) do ta përpilojë një elaborat për “Krimet e supoziara të UÇK-ës”. Me Elaboratin e tij Millan S. Protiqi, do ta alrmojë “nëntokën” diplomatike në Bruksle dhe Njujork, kuptohet gjithnjë me firmë të Putinit. Në këtë avanturë qëllimi ishte që të defaktorizohet inicialisht verdikkti i GJND, edhe pse e dinin sigurtë se diçka  e tillë nuk do të ndodhë,por që sipas serbianëve diçka duhet të fitohet. Në këto rrethana do të fillojë lufta speciale se si më e plasuar në Parlamentin e Evropës, Elaboratin e Dr Millan S. Protiqit, për Krimet e UÇK-ës. Një kohë të gjatë do të vëndosen disa tangensa me Prokuroren e Tribuanlit të Hagës, Karla Del Ponte e cila përkunder deklaratave të saj helmuese nuk do të guxojë ta marri AUTORSINË e padisë kundër UÇK ës në Tribunalin e Hagës, i cili ishte në themelim. Për ta vënë planin etij në çrarkullim Dr Millan S Protiqi do të kontaktojë Dik Martinoviqin, i cili ishte i njohur si antishqiptar në Zvicër, e që ishte antar i Parlamentit Evropian. Pas një pazari të gjatë, Dik Marti do ta merri detyrën dhe me ndihmën e shumë deputetëve në PE do  gjejë përkrahje të shumicës, për ta ndikeur penalisht UÇK-ën, për “krimet e supozuara”. Një kohë të gjatë do të flitet me emra dhe mbiemra, se kush është “kandidat për të gjykura në Hagë”.

Për ta forcuar pozitën e vet funksionale pozitën e NEGOCIATORIT TEKNIK për Kosovën në Brksel do ta merr Hashim Thaçi, I cili nga administrate e UNKIK-ut do të akuzohet si “primus inter pares” për Hagë, por që EULEX-I e vënë “çështjen në frigorifer”, në vned se ta merrte përfaqsimin e Kosovës në Bruksel Ramush Hardinaj, si Kryetar Qeverie. Presidenti Hashim Thaçi e pranoi dhe e fitoi detyrën me aq lehtësi edhe për faktin se EULEX  u pajtua shumë shpejtë sepse negociatat nga pala serbiane i drejtonte Presidenti I Serbisë Aleksander Vuqiq. Bisedime “teknike” pra që ishin të nivelit të dy presidentëve, e që një kohë pala Evropiane i përfaqsonte Ketri Eshton, e pastj Fredrika Mogerini, deri me tash do ta vëjnë tërë çështjen në rrafshin e pazareve politike dhe fjala “teknike” do të harrohet.

Tash lind pyetja: si dhe kur fillon Raundi i dytë i defaktorizimit të GJND me pasojë të pavarpsisë Kosovës, nga ana e Aleksander Vuqiqit. Dhe superioriteti i këtij intriganti (A. V.) do të duket kur udhëheqësit e Kosovës për një natë provuan ta defaktorizojnë Gjykatën Speciale, të cilën edhe ma me bujë e kërcnime ndaj atyre që mendonin ndryshe e pati formuar. Me themlimin e “Gjykatës Speciale”, nga “verdikti kapitullant” i Kuvendit kukull të Kosovës, A. Vuçiqi filloi ta këndojë këngën e neofashizmit serbe me të cilën bëri gjenocid: “Ko to kazhe, ko to llazhe da je Srbija malla….Samo kazhi Sllobodane içiçemo do Tirane!”. Tërë këtij skenari siç kam shkruar para dy vitësh, i ka ndihmuar Prokuroi Frano Barambieri (nga Peruja) që e hulumtoi krimin gjenocidal në Srebernicë. Frano Barmbierit për ta shti në punë Dr Millan S. Protiq i dhuroi një “ELABORAT” nga Berni apo Vashigntoni ku ishte ambasador e ku i shpiku “krimet se ndaj Serbianëve janë bërë masakrime, duke ua nxierr organet trupore”, medno në një “Shtëpi të vrdhë”, ku TORISHTA E BAGËTIVE është nja 20 metra afër saj. Beseler I medicines botëore pra, të cilin vetëm Serbianët dijnë ta kurdisin.  Duke hulumtuar krimet e “nxierrjes organeve” nga shqiptarët në të ashtuquajturën “Shtepia e verdhë”, që hyri në historinë botërore se: “traspalntimi I organeve njerzore mund të bëhet edhe pranë shtallës së bagëtive”, fakt ky që Barambieri u largua nga funksioni pa e marrë asnjë metelik kapare nga TREZORI (paret korruptive) I IVICA DAÇIQIT,sepse nuk donte të kompromitohet. Lidhur me këtë, masoneria që ishte korruptuar pasi që nuk mundi ta shpërthej “Shtepinë e vERDHË”, I hyri dhe ia doli që ta themeloi GJYKATËN SPECIALE raciste, vetëm për shqiptarë. Kjo gjykatë, e them si historian I gjason gjykatës së INKVIZICIONIT MESJETAR. Po gjykatë speciale, por për të gjitha krimet pa dallim dhe pa etiketime që të ketë kompetenca jo vetëm për një popull. Për rrjedhojë mbeti në lojën  e dyfishtë të “knetës së infektuar” dhe i palekundur vetvetiut vetëm Dr Millan S. Protiq me trabandin e tij Dik Martinoviqin (tash ka botuar liber kundër NATO-s dhe Kosovës!), ndaj të cilit Hashim Thaçi pati lajmëruar padi, por që nuk ndodhi. Padia nuk ndodhi sepse diploamcia trodimenzioanle serbo-ruse e lëvizi çështjen e korigjimit të kufijëve, së cilës i rri me KMESË në qafë Gjykata Speciale raciste, që ishte hapi I parë para kërkesës fiktive që do të pasonte me: “ndarëje të Kosovës”. E vërteta  Dik Marti i kishte vizatuar ato harta dhe akuza që S. Millosheviqi më 15 maj 1998 në Beograd, para Delegacionit shqiptar me në krye (5) bajraktarë të Dukagjinit, e shtroi hapur tezën e D. Qosiqit për ndarëje të Kosovës, por pa e ditur i tërë grupi shqiptar. Në dieni duhet të thuhet se ishin vetëm disa segemt të tij dhe Shoqata “Shën Egjidios” e Vatikanit, që pati me na qitë në “selamet” duke na I kthyer disa godina shkollore, që shqiptarët I kishin ndertuar me diers të ballit.

Pra ofrimi I ndarjes Kosovës ishte selektiv, dhe disa në delgacionin që shkoi në Beograd më 15 maj 1998, ishin marrur për të “mbuluar mjegull” e që njiheshin si hetues të intelektualëve dhe gazatarëve, shumë kohë më parë. E ai që duhej të mbulonte mjegull ishte tragjikisht pa e ditur prapavinë vet Presidenti Rugova, I cili nuk  e kishte asnjë faj pse ishte siellë aty. Dhe, pse ra më vonë, Presidenti Thaçi në këtë kurthë selective që ka evoluar, nuk është çështje naive, sepse Dokumnetin e Rambujesë ende pa u terë ngjyra e pati amortizuar CIA, FBI-a me MI6, të cilat nëse është këshu e është, kanë bërë humanizmin ma sublime në hsitori, për ta zbuluar rrënjën katrore të politikës Milloshit, sepse me bombardimet e NATO-s e kanë shpëtuar një popull nga shfarosja. E pse i përmedna këto tri sherbime, sepse sherbimi serbo-rus si kundër peshë në dekadën e dytë të shekullit XXI planifikoi:grusht shtet në Podgoricë, në Shkup dhe një vrasje në Mitrovicë, pasi që në një ndeshje futbollistike Shqipëri-Izrael me kohë u zbulua çdo gjë. Dhe për ta kompenzuar “mundin”, Putini pastaj planifikoi gjatë dhe ma në fund, zabrkoi në Krime si okupator.

Këto prapaskena nuk I ka studiuar Hashim Thaçi, as para e pas Erës së Re, të pazareve të Shën Egjidios dhe Kryetarit (pa kompetenca!) të atëherëshem të Italisë. Po, Presidneti Hashim Thaçi tash mundet të ligjeroi nepër TV se “kërkesën për bashkangjitje të Preshevës, Bujanofcit dhe Medvexhës” e ka bërë për ta frigësuar palen serbe. Jo ky plan figuron në Projektin e Dobrica Qosiqit qe sa dekada, bile nga viti 1957 dhe 1968. (Poseohen dokumentet). Por, dihet se pala serbe atë koridor gjeostrategjik Nishë-Preshevë-Kumnaovë-Shkup-Selanik, po  e forcon me “humanizëm”, duke i dhuruar Putinit bazë “humanitare” në Krahinën  e Nishit, duke e renovuar autostradën dhe hekurudhën të cilat janë arterje për të dale tregtia serbe nepër Shkup për Selanik, që do të thot siguri gjeostrategjike për bazën “Humanitare ruse”, nja 900 kilometra në jug të saj. E pra ska shansë që Kosova Lindore t` i bashkangjitet Kosovës Etnike. Nuk është mirë me luajtë me psikologjinë e asaj popullsie shqiptare atje, kur dihet se ajo ka luftuar dhe ka përfundur luftën me një Marrëveshje që quhet e Konçulit. Atëherë ka mundur të ndodhë diçka, por kur as Referendumi nuk solli asgjë, atëherë loja me atë popull nuk është fer, duke shtuar pyetjen se sa para I ka investuar Republia e Kosovës dhe e Shqipërisë atje. Turp. Sa investon Serbia në serbët e Kosovës dihet. Vetëm 10% nga ajo shumë të investohet në Kosovën Lindore, do të ishte një respket modest. Largë duart nga lojërat endogjene me fatin mjerë të një popullate, që është e jona shih edhe me token arbnore të saj.

  1. Si u kthen bisedimet “teknike” në negociata politike dhe kush e shpiku të drejtën historike

në Bruksel pa praninë e shqiptarëve

(Ose a kemi të drejtë ma, ta them të vërtetën (1981-1999) pa e peytur Beogradin?)

Ahtisari DY, është marrëveshje pa “hangjinë” që do të thot se ka ngja pa shqiptar, e në esencë do të thot, “Veriun e Kosovës me ia ndajmath një statusi si “Republika Serbe” në Bosnje, në variantin e pare “proshqiptar”. Kjo do të thot se kufijtë e Kososvës nuk prekën, por Kosova përbrenda FEDEROHET-kantonizohet. Në variantin e dytë, “proserb” do të thot këtë pjesë të Kosovës me e shkëputë dhe më e kthyer në “zgjërim të Serbisë”, për çështjen e”fajdes” se pranon pavarësinë tjetër të Kosvës me “hilendarizim” të kishave dhe manastireve,plus disa enklavave.

Kam guxim por nuk e them deri sa ta thonë ata që I konvertuan, nëse kanë kurajo njerëzore. Në kushtet dhe rrethanat e lartëcekura Presidenti Thaçi tash mundet të bisedoi për “çështje teknike”, por synimi i Putinit dhe Alesadrit Beogradit, nuk është aty, por ishte dhe mbeti diku tjetër, mbeti te përvetsimi I Trepçës, gjithnjë në emër të një kontrate që është lidhë me Britaninë 1927, për tërë masivin mineral të Kosovës: GËRDEÇ-MAJA DEMË AHMETI (Pançiq), me një gjatësi 55 kilometra, ku është e koncnetruar pasuria më  e madhe minerale jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë. Aty vet natyra e ka krijuar një “koncern mineral shqiptar” pasuri pa fund dhe atë u aka dhuraur iliro-arbanso-shqiptarëve,prej kur ka filluar të ndihet zëri I njeriut në tokë.

E nëse Beogradi pretendon në “të drejtën historike” se e ka pasë një pushtet shumë principatash pra edhe arbanase në Dardani nga 1186 e deri më 1389, duke krijuar brenda kësaj kohe një “carevinë të Dushanit 1346-1355” ,po e shtroj pytjen sipas këtij parimi SAMUILLI I Maqedonisë sundoi jo vetëm Kosovën e tashme por: Thesalinë, Epirin, Albanin (deri te Molla e Kuqe), Duklën, Travuninë,Rashkën, Sremin, Bosnjen, Bullgarinë Danibiane me kryeqytet së pari në Prespë e pastaj në Oher, duke krijuar edhe Partikanë të ritit bizantin. 976-1014. Pra nëse carevina serbe ka zgjatë NËNTË VITE (1346-1355), carevina maqedono-bullgare ka zgjatë TRIDHJETË E TETË VJET (976-1014). E kur t` I shtohet këtij realiteti pushteti I TETË principatave arbanase, pushteti I totaitarizmit bizantin për 633 vjet gjithëkëndej, dhe PLUS sundimi osamn 1389-1912, çka mbetet për kapital për të pasur A. Vuçiqi të hynë në hise historike për Kosovë. Me atë vlerë kohore historike (nëntë vjeçare duke e vrarë (Dushani) babën  e vet, hiqja dy vite që I hargjoi duke debatuar se “nuk e ka vrarë babën”, mbesin shtatë-hb) nuk mundet ta paguaj as vlerën e letrës së kambialit “postar” që nuk ka ekzistuar atëherë. Edhe fakti tjetër, Ortodoksia e ka Patrikanën në Stamboll, por aty sundon një shtet që quhet Republika e Turqisë; Edhe Gjermania e ka shpallë bashkimin në Versaj më 1871, por Versaji sot është zemër të Francës; Edhe Kievi është qendra e Patrikanës Rusisë, pork y qytet sot është në Ukrainë e jo në Rusi. E Partikana serbe në Rashë (Ziqë) e pastaj në Pejë kurrë nuk ka qenë një qendër stabile kishtare. Më tepër ka qenë koloniale e politike se sa “qendër rreligjioze serbe”, sepse serbë me shumicë apsolute kurrë në Krahinën e Dukagjinit nuk ka pasë. E vërteta, kurrë në historinë e civilizimit prej ardhejs së sllavëve në Dardani në shekullin XII, mbi 4-6% nuk ka pasë më tepër sllave në Dukagjin. Lexoni Povelat në Hilandar; lexoni Defterët Osman nepër shekuj. Këtë faktë e tregon katercipërisht edhe historian serb Jovan Tomiq, O ARNAUTIMA,  Beograd 1913, kur thot se: “Të ashtuquajtur shpërngulje të serbëve nga Kosova më 1683-1690 nuk ka pasë. Ai pohim është RRENË që është përshkruar nga popat dhe kallugjerët në shekullin XIX”. Le të studiohet në thellësi pashkëputëshmëria e shqiptaëve në Toplicë njëqindë për qind ( 100% shqiptar) deri më 1877.  Por aty sot nuk ka shqiptar fare, janë shfarosur me gjenocid nga soldateska serbo-evrpoaine në dhjetor 1877. Për këtë kasaphene njerëzore në Arkivin e Serbisë janë 21 ditarë lufte, të cilët nuk mund të zhduken sepse janë kseroksuar të gjithë. Në këtë vijë le të studiohen shpërnguljet shqiptare në Anadolli 1912-1914 vetëm nga dokumentet serbe. Gjenocidi nuk ka ngjyrë tejtër, vetëm se 395 anije evrpiane kanë bartur shqiptarë në Anadoll, sa që si thot Trocki: “janë kënaqur peshkaqejtë duke ngrën shqiptarë hallëgji në Detin EGJE dhe Mesdhe”. Kjo “epidemi serbiane” për shpërngulje ka zgjatur deri më 1966. Lidhur me këtë del nga Seksioni I emigracionit në Turqi se aty janë shpërnguluar mbi 1 000 000 shqiptarë nga viti 1912 e deri më 1966. E Kur t` I shtohet këtij fakti, sa kolonë sllave janë siellë në viset shqiptare 1912-1999 xhveshët e vërteta e kujtë është Kosova den baba den. Këtu pushon ZERO VLERA HISTORIKE e Serbisë mbi Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një rrugëtim i gjatë nëpër shi (E premte 23 prill 1999)

Ahmet Qeriqi: Një rrugëtim i gjatë nëpër shi (E premte 23 prill 1999)

Gjatë tërë natës dhe paradite ka rënë shi pa ndërprerë. Binte sikur me rrëshek. Frushkujt …