Ylli Meçe: Amaneti i Motrës

(Kushtuar dëshmores, Antigona Fazliu, luftëtare e lavdishme e UÇK-së, bijë e denjë e krahinës Dardane të Shqipërisë)

 

 

Në rënça në luftën për liri

ti ore vëllai im

Kokën vendosma nga drita

mbi një gur!

E di ..në kaloftë një shqiponjë diku

aty në fluturim

Nga flatrat e saj e gjaku im,

do të bëjmë një flamur!!!

…

 

Përqafoma nënën dhe.. kur të vijë

nuk dua të më qajë

Edhe babën që sa shumë desh

të më shihte nuse

Nuk ka gjë, nëse me të bardha

nuk e bëra dot një pajë

Më përcillni me armë e si vello

më hidhni kordelen e kuqe !

 

…

 

U thoni shokëve të mi luftëtarë

se i kam si yjet

Ne me plumb sëbashku qëlluam

mbi plumb të armikut

Me ta për liri rendëm me armë

dhe sulmuam qiejt

Për Mëmedhenë zemrat të gjitha i bëmë

barrikada prej çelikut !

 

 

PARA NJE PIKTURE

 

…

 

U ktheva në vite, por nuk munda

nuk munda dot dhe s’di se si !!

Pa frymë shtangur, gozhduar e pezull

më mbajtinjë e varur pikturë .

Sigurisht që dhe malet atë ditë,

do jenë çpuar keq nga plumbat

Mund të kish dhe shekuj që shkëmbenjtë,

me hekurin s’kishin folur kurrë

 

…

 

Janë ngritur mbi barrikada

komunarët e hershëm parizianë

Mbi bajoneta flamurin ngritën

dhe bota u trondit vërtet jo pak

Po nga ta dinte globi se në majë malesh

paskish të tillë borizanë?!..

Prej fytit shpuar nga plumbat u përzien

tingujt muzikës, lyer me gjak?

 

…

 

E kush mund ta dinte kët’ gjë, më shumë

se prej atyre luftëtarë ?!!..

Atyre, që dëgjuan për herë të fundit ,

piskamën e saj të çmendur

Notat e trompetès çpuar prej plumbit,

thirrjen japin nga një fyt i çarë

Kohë e lavdishme ! Trompetë në kanavacë

me frymë e gjak të ngjyer !

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Muharremi: PLAY ON, kur procesi bëhet vepër

Pas katërmbëdhjetë edicionesh, NET/RRJET ka arritur atë që në skenën tonë është e rrallë, vazhdimësinë. …