​Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë si shkak i mosekzekutimit të pagave për muajin qershor

Basri Ibrahimi është zgjedhur nga Bordi Mbikëqyrës i Trepçës kryeshef ekzekutiv i Kompanisë

Bordi i Mbikëqyrës i Trepçës ka zgjedhur për kryeshef ekzekutiv Basri Ibrahimi, ndërsa Afrim Haxhiun sekretar korporativ të Trepçës. Sipas njoftimit nga bordi, të dy kandidatët kanë marrë besimin e plotë të anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës. “Përmes një procesi të hapur dhe transparent të konkurimit dhe pas përfundimit të procesit të seleksionimit dhe intervistimit, ka zgjedhur për Kryeshef Ekzekutiv të Trepça sh.a z. Basri Ibrahimi. Kurse, për pozitën e Sekretarit Korporativ të Trepça sh.a. Bordi Mbikëqyrës ka zgjedhur z. Afrim Haxhiu. Të dy kandidatët morën besimin e plotë të gjithë anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës. Bordi Mbikëqyrës i Trepçës sh.a. falënderon të gjithë kandidatët e interesuar për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Trepca sh.a. dhe Sekretarit Korporativ. Ky proces, përsëri e solli në vëmendje rëndësinë që ka Trepça për qytetarët e Kosovës, gjë që u dëshmua me konkurencën profesionale që ka pasur në këto dy konkurse. Kandidatëve të përzgjedhur ju urojmë punë të mbarë në realizimin e përgjegjësive ligjore”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Keshilli Gjyqesor i Kosoves

Profilizimi i gjyqtarëve për krime lufte – kërkesë që pritet të ndikojë në efikasitetin e drejtësisë

Njohës të drejtësisë në Kosovë vlerësojnë se profilizimi i gjyqtarëve për krime të luftës do …