Scott: Uashingtoni do të mbështes çdo zgjidhje afatgjate, të qëndrueshme, për të cilën pajtohen Kosova dhe Serbia

Kyle Scott: Në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott, ju ka thënë medieve serbe se në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse sepse konflikti i ngrirë nuk është opsion që sjell stabilitet. “Jam i sigurt se një opsion i tillë nuk sjell stabilitet. Nuk e duam një gjendje të tillë afatgjatë. Me marrëveshjen e Brukselit Serbia është obliguar që të angazhohet në përpjekjet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim, sikurse edhe Kosova. Ky duhet të jetë qëllimi i të dy palëve, dhe kjo sigurisht është qëllimi ynë. SHBA-të mbështesin negociatat e ndërmjetësuara nga BE-ja dhe dëshirojnë të gjendet një mënyrë që të gjitha palët përsëri të kthehen në tavolinë, ka deklaruar ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …