Brickos

Fatmir Limaj: Programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndër dekada mbeti frymëzim i shumë lëvizjeve kombëtare

Fatmir Limaj: Programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndër dekada mbeti frymëzim i shumë lëvizjeve kombëtare

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaroi sot se Lidhja Shqiptare e Prizrenit, është lëvizja me e rëndësishme e shqiptarëve, e cila ri-zgjoi ndjenjën kombëtare për liri dhe emancipim të shqiptarëve. Me rastin e 141-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Limaj thotë se Programi politik i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, arriti që t’i artikulojë qartë ambiciet kombëtare për bashkimin e vilajeteve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar. “Programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndër dekada mbeti frymëzim i shumë lëvizjeve kombëtare, lëvizje këto që kulmuan me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë ditë, kujtojmë ideologët dhe drejtuesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizrenin, Abdyl Frashërin dhe Sulejman Vokshin, të cilët mbeten themeltarët e shtetit shqiptar”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …