Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pasur mëngjes pune me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, njëherit edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajçak. Ai tha se kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale e politike mes dyja vendeve, bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Kosovë si dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, veçanërisht në rrugën e përbashkët euro-atlantike. “E falënderova ministrin Lajçak për qëndrimin e tij të qartë kundër shkëmbimit të territoreve dhe theksova se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, veçanërisht nga Sllovakia, është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e gjithë rajonit”, deklaroi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Janjiq

Dushan Janjiq: Serbia e ka njohur de facto Kosovën, dialogu i bllokuar dhe pa përmbajtje politike

Analisti serb, Dushan Janjiq, ka deklaruar se Serbia e ka njohur de facto Kosovën përmes …