leoni

Merkel: Do të kujdesem personalisht për Meqedoninë, Shqipëria është një shprehje gjerografike, ashtu si tha Bizmark

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, folur në lidhje me hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut. Kancelarja tha: “Do të bëj gjithçka që mundem për të siguruar që një vendim pozitiv të merret në tetor”. “Maqedonia ka bërë një punë të shkëlqyeshme dhe do të vendosë gjithë vullnetin tim politik në mbështetje të një vendimi pozitiv”, shtoi ajo. Merkel nënvizoi se “Maqedonia e Veriut ka bërë një punë shembullore me marrëveshjen e Prespës, një punë e madhe dhe kemi biseduar për këtë”. Shqipëria, për gjermanët  vazhdon të jetë një shprehje gjeografike, ashtu sikur ka thënë, Otto Bizmarku para 141 viteve, në Kongresin e Berlinit, kur tokat shqiptare iu bënë tapi Serbisë, Malit të Zi, Greqisë e Bullgarisë. Asokohe Maqedonia e sotme ishte në Vilajetin e Kosovës dhe të Manastirit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …